Trawys

Shërbime shtesë për biletat e rezervuara. Më shumë te ardhura për biletat e shitura. Më shumë opsione dhe larmishmëri për klientët tuaj.

Fito edhe më shumë nga çdo shitje biletash

Në ditët e sotme pasagjerët janë gjithnjë e më të gatshëm të shpenzojnë paratë e tyre për shërbimet shtese. Rekomandoni ata të vizitojnë Trawys.com. Eshtë i lidhur me PCC-në tuaj Galileo. Jepuni atyre mundësinë për të blerë shërbime ekstra nga ju sa herë që  blihet nje bilete ose dhe ne momentin e nisjes.

Shërbimet pos-prenotimit te ofruara më mire

Jeni i sigurt që agjentët tuaj të udhëtimit mund të ofrojnë të gjitha shërbimet shtese te linjave ajrore për cdo biletë? A mund ta shpjegoni hollësisht shërbimin e linjes ajrore? Dhe nëse po, a vendosin gjithmonë klientët tuaj ta blejnë menjëherë? Jepuni atyre mundësinë që ta mendojnë gjatë dhe të blejnë shërbimin kur dëshirojnë.

Karakteristikat me pak fjalë

  • Klientet kanë mundësi të zgjedhin një shërbim sa herë që blenë biletën e avionit​

  • Shërbimet e agreguara nga Galileo GDS

  • ​Përshkrime të detajuara të shërbimeve me një gamë të gjerë fotografish

  • Interface i pershtatshem per celular

  • ​Shërbimi faturohet pa nderhyrjen tuaj

  • ​Mundësia për të shtuar komisionin tuaj

  • ​Shërbimi shtohet në biletën ajrore që keni lëshuar

Cilat shërbime mund të blejnë udhëtarët tuaj përmes Trawys?

  • Bagazhe extra

  • Pajisje sportive

  • Wi-Fi

  • Pijet freskuese ne bord

  • Vendin e preferuar

  • Hyrjet në sallonet VIP të aeroportit

  • Prioritet ne Check-in dhe ne boarding (Fast Track)

Mundësia juaj

Pasagjerët përqendrohen në udhëtimin e tyre 48 orë para nisjes së tyre të planifikuar. Kjo është një dritare e mundësive për ju duke ju ofruar atyre shërbimet e linjave ajrore. Një hulumtim mbi sjelljen e klientit tregon se deri në 30% të pasagjerëve blejnë një shërbim shtese, nëse u ofrohet atyre brenda 48 orëve para nisjes së tyre.

A po lejoni tani klientët tuaj të blejnë shërbime ekstra për biletat e tyre? Shikoni një demonstrim për të zbuluar se si mundeni, me Trawys.

Sa mund të fitoni

Trawys është pa pagesë. Tani meqe nuk harxhojme per kete product, le të hedhim një vështrim se sa mund te fitoni ju nepermjet tij.  Ju mund të shtoni një tarifë shërbimi – një shumë fikse, një përqindje ose të dyja. Shtojmë edhe tonën.

Imagjinoni që agjensia juaj prodhon 100 000 segmente në vit. Le të konsiderojmë se për secilën 5% të biletave, pasagjerët blejnë një shërbim ekstra (tabela bashkëngjitur), dhe çmimi mesatar i një shërbimi ekstra është rreth 20 USD. Fitimi juaj është 10% në shembullin tonë. Kjo është e barabartë me 20 000 USD çdo vit të ardhurave tuaja totale vetëm për shërbimet ekstra. Për më tepër, ju kurseni më shumë se 3 javë fuqi punëtore sepse pasagjerët e rezervojnë vetë.