Travelport GDS, i ofron linjes ajrore low cost-Norwegian lidhjen direkte me sistemin Galileo


Travelport GDS, nje nga liderat boteror te Sistemit Global te Shperndarjes ka deklaruar detajet e marreveshjes me linjen ajrore Skandinave low-cost- Norwegian. Sipas kesaj marreveshje e gjithe permbajtja e linjes low cost–Norwegian do te ofrohet nepermjet sistemit te rezervimit Galileo, duke I  krijuar ne kete menyre agjenteve te udhetimit mundesine e perzgjedhjes se opsioneve shtese si bagazhet, perzgjedhjen e vendeve ne avion si dhe rritjen e efikasitetit pergjate procesit te rezervimit.


Travelporti konfirmoi se ky  produkt vjen si  rezultat I rritjes se rendesise se sektorit ajror low-cost dhe kerkeses se agjenteve te udhetimit per te kanalizuar permbajtjen/sherbimin low-cost nepermjet Sistemeve Globale te Shperndarjes, GDS. Deri ne 60 linja ajrore low-cost kane shprehur interesin e lidhjes me Travelportin, ku gjate javeve te ardheshme do te realizohen marreveshjet e reja me keto kompani.

Kjo zgjidhje, e cila po perdoret gjeresisht ne Evrope nga agjensite e udhetimit, u prezantua vjet nga kompania ajrore low-cost easyJet. Qe nga ajo dite agjentet e udhetimit kane permiresuar shume produktivitetin dhe efikasitetin krahasuar me rezervimet e realizuara nepermjet web-it, qe faktikisht kerkojne me shume kohe. Ne kontrast me websitet e linjave ajrore agjentet kane mundesine qe nepermjet sistemit te rezervimit Galileo ne te njejten PNR(Passenger Name Record) te kombinojne rezervime te linjave low-cost me linjat tradicionale psh ne nisje me Norwegian dhe ne kthim me British Airways.


Per me shume detaje, ju lutemi hapni informacionin bashkengjitur.