Të rejat e Smartpoint V7 dhe tërheqja nga tregu i GD



Të dashur agjentë,


Ne jemi angazhuar seriozisht për tu siguruar që ju të jeni në të njëjtin ritëm me ndryshimet e shpejta të industrisë. Kjo është arsyeja pse për vitin 2016 kemi marrë vendim të përshpejtojmë tranzicionin nga Galileo Desktop në Travelport Smartpoint si platformë kryesore e shitjes. Si pjesë e këtij tranzicioni, ne kemi filluar procesin e tërheqjes nga tregu të Galileo Desktop i cili do të vazhdojë gjatë gjithë 2016.

Ne ju rekomandojmë që të filloni që tani të përgatiteni për këtë tranzicion, duke bërë upgrade versionin e Travelport Smartpoint, duke u familiarizuar me të dhe duke u siguruar vazhdimisht që të keni versionin e fundit të Smartpoint. Travelport Smartpoint, me të vërtetë po pvrmireson shitjet e agjencisë.


Disa nga te rejat e versionit të fundit të Travelport Smartpoint 7 janë:


➢ Grid View


Nese jeni fanatike te pamjes standarte me 4 dritare te Galileo Desktop, kete e gjeni dhe ne Travelport Smartpoint. Klikoni tek Menuja “Terminal” dhe me pas tek “Enter/Exit Grid View Mode”




➢ EMD me e-mail

Tashmë ju mund të dërgoni me email faturën e EMD ( Electronic Miscellaneous Document) në adresën e e-mail-it të regjistruar në rezervim/PNR. E-mail i EMD do të ketë si titull “Additional Services/Fees Receipt”

Komanda për vendosjen e adresës së email-it në PNR MT.KLEJDA@TRAVELPORT.COM

Për cdo pasagjer në PNR dërgohet një email i vecantë për “Additional Services/Fees Receipt” .


Komanda është:

EMDI/IC9991234567890/PE-R


Ju mund të përdorni një modifier numerik për të selektuar adresën e emailit ku dëshironi të dërgoni EMD. Psh. Për të dërguar faturën e EMD në adresën e emailit që është renditur e 4-ta përdorim komandën:

EMDI/IC9991234567890/PE4-R


Shembull. Për rezervimin e mëposhtem duam të lëshojmë EMD për bagazh, gjithashtu këtë info duam ta dergojmë me email.

  • Hapi 1: Sigurohemi që e kemi regjistruar adresën e emalit me komandën *EM Nëse nuk e kemi regjistruar përdorim komandën : MT.ADRESA@EMAIL.COM

  • Hapi 2: Lëshojme EMD dhe e dergojmë me email faturën e saj me komandën : EMDI/IC123456788989/PE-R


Email-i do të ketë këtë pamje:

➢ Travelport VIEWTRIP


#VT – është komanda nëpërmjet të cilës ju mund ti dërgoni me e-mail, itinerarin pasagjereve tuaj. Pas ekzekutimit të komandës ju hapet një dritare nga ku mund të percaktoni disa adresa email-i si dhe informacionin që dëshironi ti dërgoni pasagjerit ( itinerarin, biletën apo faturën) .


Nëse nuk dëshironi që të shfaqen detajet e cmimit mjafton që të shtoni në PNR shënimin e mëposhtëm NP.VIEWTRIPTITN, përpara se të dërgoni itinerarin me email.



➢ Informacion mbi performancën në kohë të linjave ajrore. Mjafton të klikoni tek numri i fluturimit në paraqitjen e disponibilitetit të vendeve dhe ju mund te merrni informacion mbi performancën në kohë të linjave ajrore.


Instalimi është mjaft i thjeshtë dhe nuk ju merr shumë kohë. Lutemi vizitoni linkun http://www.travelport.com/smartpoint për të mësuar më shumë, ose na kontaktoni që tju asistojmë në procesin e upgrade.


Travelport Albania

Sheshi Skenderbej, Pallati i Kultures, Kati III, Tirana, Albania

Tel/Fax: +355 42251720 E-mail: galileo@travelportalbania.com Web: http://www.travelportalbania.com