Newsletter Qershor,2010

Travelporti nenshkruan kontraten me Linjen ajrore Emirate.


Linja ajrore Emirate dhe Travelport nje nga liderat e sistemit global te shperndarjes (GDS) nenshkruan sot kontraten qe do ju siguroje te gjithe agjenteve perdorues te sistemeve Galileo,  Apollo dhe Worldspan,  aksesin e plote te fluturimeve dhe tarifave nga platforma e linjes ajrore Emirate. Nenshkrimi i kesaj kontrate me nje afat kohor pese vjecar tregon zgjerimin gjithnje e me shume te  kesaj linje ajrore ne rrjetin nderkombetar te agjenteve te udhetimit duke iu siguruar atyre lidhjen direkte dhe up to date te destinacioneve , cmimeve , fluturimeve nga databaza e Emirate duke perfshire ketu dhe tarifat e shfaqura nepermjet Web-it.


“Ne jemi shume te kenaqur per nenshkrimin e kesaj kontrate, thekson Z.Nabil Sultan, nga Emirates Nen-Presidenti i Departamentit te Shitjeve dhe Marketingut ,“Me nje rrjet dhe nje ekperience domethenese te Sistemit Global te Shperndarjes, Travelporti, nje partner distributor mjaft i rendesishem na forcon gjithnje e me shume poziten tone me agjentet e udhetimeve”.


“Ne kemi punuar shume me Emirate per te permbushur kete kontrate qe do te ndikoje me te vertete agjentet tane ne te gjithe boten ,thekson Bryan Conway Presidenti dhe Drejtori i pergjithshem per Evropen , Lindjen e Mesme dhe Afriken. Kjo marreveshje forcon strategjine tone te sigurimit te plote te permbajtjes & sherbimeve te linjave ajrore nepermjet programeve te rezervimeve duke treguar vleren e vazhdueshme te kanaleve te  shperndarjes pra sistemeve te rezervimeve.


Per me shume detaje, ju lutemi hapni informacionin bashkengjitur.