Travelport dhe Emirates arrijnë marrëveshje për një kontent të pa-tarifuar,
shpërndarjen NDC si dhe zgjerimin e shërbimit te ITse.
Tashmë që nga 1 Korriku, Travelporti, lideri në industrinë e udhëtimeve së
bashku me një nga linjat ajrore më të mëdha ndërkombëtare në botë,
Emirates, njoftuan se kanë arritur marrëveshje tregtare që do të lejojë
agjencitë e udhëtimit të lidhura me Travelport, të shmangin pagesën/taksën
për rezervimet e bëra përmes Sistemit Global të Shpërndarjes (GDS). Për më
tepër, kompanitë njoftuan një marrëveshje të re afatgjatë për të mundësuar
shpërndarjen e kontentit të Emirates përmes platformës së gjeneratës së
ardhshme Travelport +, si dhe një shtrirje për një kohë të gjatë të kesaj
marrëveshje për sisteme të IT.
Adnan Kazim, Drejtori kryesor Tregtar në Emirates tha: “Ne jemi të kënaqur
që kemi arritur marrëveshje kyçe me Travelport që e çon partneritetin tonë
në nivel tjetër . Të nisur nga lancimi i brandit te ri te Travelport +,
këto marrëveshje të reja do të forcojne më tej faktin qe Emirates është
linja ajrore e zgjedhur nga udhëtarët që duan oferta shumë të personalizuara
dhe një qasje në destinacionet më të mira të botës. Emirates dhe Travelport
do të vazhdojnë të punojnë së bashku për produkte te tjera te industrisë së
udhëtimit duke ju ofruar partnerëve të komunitetit të udhëtimit, shërbime
edhe më të mira dhe më të personalizuara".
Tashme që nga 01 korriku 2021, rrjeti global i partnerëve të agjencisë së
udhëtimeve të Travelport është azhornuar automatikisht në një kanal të
dedikuar që siguron përmbajtjen e pa-tarifuar. Këto agjenci do të vazhdojnë
të përfitojnë nga një përvojë e pasur grafike kur kërkojnë dhe prenotojnë
tarifat dhe shërbimet e Emirates, si dhe qasje më të madhe në ofertat e saj,
falë një zgjatje afatgjatë të marrëveshjes ekzistuese me linjën ajrore për
të përdorur kanalet e shperndarjes Travelport
Si pjesë e marrëveshjes, agjencitë e lidhura me Travelport do të jenë në
gjendje të fitojnë akses të thjeshtuar në përmbajtjen dhe shërbimet NDC të
Emirates përmes Travelport Smartpoint dhe API-të si dhe kanaleve RESTful /
JSON, sapo agjensitë të nënshkruajnë marrëveshjen specifike për NDC me
EMIRATES. Travelport dhe Emirates vazhdojnë të përparojnë zgjidhjen teknike
të NDC për agjencite e udhëtimit në të gjithë botën dhe tani janë në proces
të zhvillimit të veçorive dhe funksionalitetit të zgjeruar që, kur të
përfundojnë, gradualisht do te lancohen..
Jason Clarke, Drejtori Kryesor i Tregtisë, te Travel Partners në
Travelport, tha: “Kjo seri marrëveshjesh thekson vendosmërinë e Travelport
dhe Emirates për të rishpikur shitjet nepermjet agjencive të udhëtimit dhe
për të shtyrë kufijtë e asaj që është e mundur. Me një vizion të përbashkët
për të ardhmen, bashkëpunimi ynë i gjatë ka vazhduar të shkojë nga forca në
forcë. Së bashku, mezi presim t'u japim udhëtarëve të shumtë të kthehen në
qiell këtë verë dhe përtej ofertave dhe përvojave më të mira të mundshme. "