top of page

Kriteret e reja te IATA - Travelport GDS - PCI DSS compliance, Smartpoint 7.5, SSL


Të dashur përdorues të sistemit Galileo,


siç jeni në dijeni , siguria e të dhënave të klientëve tuaj është jashtëzakonisht e rëndësishme, sidomos në ditët e sotme ku  mashtrimi dhe sulmet kibernetike janë aktivitete kriminale me një kosto në rritje rreth 1 miliard dollarë në vit. Prandaj është e domosdoshme të respektohen standardet e sigurisë  kur kemi të bëjmë me informacion të kartës së kreditit të klientit. Për këtë qëllim, departamenti i  standartizimit të sigurisësë të dhënave  PCI DSS (Payment Card Industry Data Security Standards ) po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme. Për të përmbushur një nga kriteret e PCI DSS deri më 30 Qershor 2018, do të kërkohet një version më i sigurt i enkriptimit të TLS1.1 ose një version më i lartë se TLS1.1.


IATA ka lëshuar gjithashtu një rezolutë ku thuhet se çdo agjenci IATA që kryen transaksione me kartë krediti duhet të përmbushi standardin e sigurisë të PCI DSS. Rezoluta gjithashtu thotë se nëse agjencia nuk i plotëson kushtet e PCI DSS deri më 1 Mars 2018, do të rezultojë  në heqjen e  kartës së kreditit si mënyrë pagese.


Mbështetja jonë në rrugëtimin për plotësimin e kritereve të PCI DSS.


Për Travelport, siguria e të dhënave është e parësore. Kjo është arsyeja pse  kemi lëshuar versione të reja të Travelport Smartpoint, Galileo SSL Tunel që përdoren nga TLS1.1.


Pra, ju lutemi të përditësoni  sa më shpejt të jetë e mundur sistemin operativ të kompjuterit tuaj  si dhe aplikacionet e mëposhtme  përpara datës 28Shkurt,2018.

Përditësimet e kërkuara janë:


a. Përditësim të sistemit operativ Microsoft (Windows 7 + SP1 ose version më i lartë):

b. .Net 4.6.2 Microsoft Framework  (ose version më i lartë)

c.Travelport Smartpoint versioni mbi 7.5 Kliko këtu

d. Galileo SSL versioni 3.0.0 Kliko këtu

e. Aplikacioni ‘Am I ready cheker’ do të vlerësojë nëse versioni aktual i softuerit tuaj është  sipas kërkesave të  PCI DSS Kliko këtu

Vazhdimësia e përmbushjes së kritereve të IATA


Për t'ju ndihmuar të përmbushni  kërkesat e  IATA, Travelport ka partnerizuar me SecurityMetrics, një kompani  inovatore  në sigurinë e të dhënave, të cilët ofrojnë shërbime të certifikimit PCI DSS. Si një klient i Travelportit ju mund të merrni shërbime të Certifikimit të PCI DSS me çmime preferenciale. Në ditët në vijim do t’ju informojmë më shumë rreth këtij shërbimi.


Për më shumë informacion  ju lutemi , vizitoni: www.travelport.com/pcicompliance


Për cdo pyetje ju lutemi tëna kontaktoni.

Travelport Albania

0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page