top of page

Galileo Terminal - Shfaqja grafike e vendit ne avion


Te dashur agjente,

Kemi kenaqesine t’ju prezantojme disa opsione te reja, qe tashme Galileo Terminal ofron:

Shfaqja grafike e vendeve ne avion dhe mundesia e rezervimit te tyre


Ekzekutimi I komandes SEAT ne terminal, hap menjehere nje dritare ne te cilen ju shfaqet konfigurimi I vendeve te avionit dhe nga ku mund te kryeni shume thjeshte rezervimin e vendit te preferuar te pasagjerit tuaj. Ne menyre intuitive ju selektoni fluturimin, pasagjerin dhe vendin ne avion, gjithmone kur ky I fundit eshte sherbim pa pagese ekstra.

Printimi i itinerarit


Tashme agjencite IATA mund te printojne menjehere itinerarin pas komandes TKP. Itinerari I printuar nuk shfaq cmimin.

I njejti itinear printohet dhe nga agjencite jo IATA por ne kete rast duke klikuar tek ikona “Itineary “

Besojme qe keto opsione do e bejne punen tuaj me Galileo Terminal me komode dhe jeten tuaj profesionale me te lehte.


Stafi Travelport Albania


0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page