top of page

GALILEO TERMINAL

TRAVELPORT+
KUDO DHE KURDO

GettyImages-573064083.jpeg

Qëndroni të lidhur me sistemin tuaj të rezervimit Travelport+  kudo, në çdo kohë. Sot, është thelbësore të jeni fleksibël dhe të disponueshëm për klientin tuaj në çdo kohë. A keni një kompjuter, laptop, tablet ose telefon, por nuk jeni në zyrë? Me Galileo Terminalin dhe lidhjen në internet, ju mund të hyni në Travelport+ dhe t'i përgjigjeni nevojave të klientit tuaj.

MË SHUMË PLATFORMA

​

GalileoTerminal është një aplikacion ueb, kështu që nëse keni në dorë një kompjuter, laptop, iPad ose tablet të aktivizuar me Android, shkoni te galileoterminal.com dhe identifikohuni në Travelport +.

GDS juaj, njësoj sic jeni mësuar!

​

Të gjitha komandat kriptike. Disa dritare në ngjyra dhe madhësi të ndryshme. Pastroni historinë e secilës dritare të terminalit. Shkurtimet. Kalendari. Gjithçka në një vend.

eTRACKER

​

Mbani gjurmët e statusit të biletave të lëshuara jo vetëm përmes GalileoTerminal, por edhe Travelport Smartpoint tuaj. Shumë e dobishme kur keni nevojë të rimbursoni biletat per udhetimin e papërdorur.

DOCx Vendosja e te dhënave

​

Hyrja e detajeve të pasaportës ose vizës në PNR nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Përdorni hyrjen DOCx, zgjidhni cilin element SSR ju nevojitet për të futur dhe mbushni maskën përkatëse. Nuk ka më gabime në komandat e gjata.

Brand Elements Icon Set Functional Sand_
Brand Elements Icon Set Functional Sand_
Brand Elements Icon Set Functional Sand_
Brand Elements Icon Set Functional Sand_

ITINERARE TË PERSONALIZUARA

​

Shërbimi  juaj ndaj klientit në nje tjetër nivel. Pasi të keni krijuar një rezervim, mund të përgatitni një itinerar grafik me një klikim, të personalizoni pamjen e tij dhe t'ia dërgoni klientit menjëherë.

SMS

​

Dërgoni itinerare dhe bileta përmes SMS direkt nga GalileoTerminal. Mund ta redaktoni mesazhin në dritaren e terminalit ose në ndërfaqen grafike para se ta dërgoni.

RAPORTET E SHITJEVE

​

Funksionalitet veçanërisht për pronarët dhe menaxherët e agjencive të udhëtimit. Mbani gjurmët e rezultateve të shitjeve tuaja në baza ditore, javore ose mujore. Raportet janë aq të hollësishme sa që madje mund të shihni se cili agjent biletash ka lëshuar, me cilen linje ajrore, përfshirë tarifën totale dhe të gjitha taksat. Ju mund t'i filtroni rezultatet sipas të gjithë këtyre parametrave

Brand Elements Icon Set Functional Sand_
Brand Elements Icon Set Functional Sand_
Brand Elements Icon Set Functional Sand_
Intersect.png
Intersect.png

Falë GalileoTerminal, mund të bëjmë shumë më tepër. Ai më ka ndihmuar shumë herë dhe është një zgjidhje e shkëlqyeshme kur kam nevojë të udhëtoj dhe të punoj në të njëjtën kohë. Unë vendos se kur agjencia ime do të jetë e hapur dhe, nëse dua, mund të jem në dispozicion të klientëve të mi 24/7.

Bruce Moodley,
Menaxher udhëtimesh,
Shërbimet e Udhëtimit Manta

Intersect.png
Intersect.png

Dua të falënderoj të gjithë ekipin tuaj për një version të ri fantastik të GT. Funksionalitetet e reja të shtuara janë veçanërisht të rëdësishme.

Ramez Sayed Abdullah
Menaxher i Ndihmës dhe Trajnimit
Travelport Siria

Intersect.png
Intersect.png

GalileoTerminal është një zgjidhje e shkëlqyeshme për agjencinë tonë, pasi na lejon të punojmë në GDS nga çdo pajisje, qoftë kompjuter, smartphone apo iPad. Kjo është e rëndësishme për ne sepse  punojmë në një mjedis ku ka ndërprerje të lidhjes në internet dhe duhet të jemi në gjendje të lidhemi me pajisje alternative. Ju shërbejmë klientëve në cdo kohë.

Brian Chin
Director
Travel Services Limited

GALILEO TERMINAL NË VEPRIM

Shikoni webinarin e regjistruar dhe njihuni me funksionet individuale në më shumë detaje.

bottom of page