Skip navigation »

Loading...

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Produkte > Produkte per agjensite > Galileo Desktop - Viewpoint

Galileo Desktop - Viewpoint

Gjatë punës me Viewpoint-in mund të kaloni lirisht në Focalpoint, gjë që i jep mundësi përdoruesit të shfrytëzojë përparësitë e të dyja aplikimeve. Përveç rezervimit të biletave, automobilave dhe hoteleve, përpunimit të Queues ose përgatitjes së dokumenteve, Viewpoint-i ofron edhe një radhë të tërë funksionesh plotësuese, përdorimi i të cilëve çon në përshpejtimin dhe rritjen e efektivitetit të punës dhe përmirësimin e shërbimeve që i ofrohen klientit.

Funksionet bazë të Viewpoint-it

  • Rezervimi i biletave të avionit, automobilave, hoteleve
  • Përcaktimi i çmimit (Fare Quote, Fare Fisplay, Fare Quote Best Buy, Fare Quote Planner)
  • Përpunimi i Queues-eve
  • Përgatitja e dokumenteve të udhëtimit (biletat dhe itinerarët)
  • Krijimi i databazës së udhëtarëve (Client Files)

Funksionet plotësuese të Viewpoint-it

  • Dërgimi i itinerarit të udhëtimit direkt nga monitori në formën e e-mail-it, itinerari mund të dërgohet si mesazh i shkruar ose si dokument i bashkëngjitur e i shkruar në njërën prej dhjetë gjuhëve botërore.
  • Funksioni Low Fare Shopper mundëson kërkimin e shpejtë të çmimeve më të ulët dhe të fluturimeve të lira (të pazëna) për to.
  • Mundësia e rezervimit të udhëtimit vajtje-ardhje në kuadër të një procedure.
  • Hartat e terminalëve të aeroporteve, të vendeve ose shteteve, të cilat tregojnë edhe vendndodhjen e hoteleve, aktualizohen katër herë në vit dhe të regjistruara në CD u shpërndahen agjencive krejt falas.
  • E-agent kërkon automatikisht shërbimet plotësuese të rezervimit të porsa hapur. Bëhet fjalë këtu për ofertën e shërbimeve turistike, të cilat mundësojnë: rezervimin e ekskursioneve fakultative, rrugëve vajtjeardhje dhe hoteleve në shtete apo qytete të ndryshëm, informimin për pasqyrën aktuale të motit apo parashikimin e tij, mbylljen e kontratës së sigurimit, t'i porosisin klientit vend në restorant apo bileta për një shfaqje teatrale, t'i rezervojnë tren ose të kërkojnë pozicionin aktual të avionit. Gjithashtu për punonjësit e agjencive turistike është në dispozicion oferta speciale e funtrip-ëve. Viewpoint e ka tabelën e statusit të konfigurueshme. Çdo përdorues mund të parapërcaktoj funksionet ose aplikimet e përdorura më shpesh, për lëshim më të shpejtë të tyre. Mund të përdoren edhe ikona individuale.

Viewpoint e ka tabelën e statusit të konfigurueshme. Çdo përdorues mund të parapërcaktoj funksionet ose aplikimet e përdorura më shpesh, për lëshim më të shpejtë të tyre. Mund të përdoren edhe ikona individuale.

Pamja e Viewpoint-it mund t'i përshtatet nevojave vetjake dhe përdoruesi mund të krijoj kështu një instrument të vet rezervimi, i cili kënaq në mënyrë të plotë nevojat e tij.