Skip navigation »

Loading...

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Shërbime > Faq-et > PSE DUHET TE ZGJEDH PIKËRISHT SISTEMIN GALILEO?

PSE DUHET TE ZGJEDH PIKËRISHT SISTEMIN GALILEO?

Galileo është një sistem botëror i cilësisë më të lartë, i cili mundëson shfrytëzimin e një prej ofertave më të gjëra të shoqërive të shërbimeve turistike (më shumë se 460 kompani ajrore, gati 65 000 njësi shërbimesh hotelerie, më shumë se 23 kompani makinash me qera ne te gjithe boten). Kushtet për të cilat ofrohet sistemi Galileo në tregun e Albania janë me të vërtetë të pakonkurueshme dhe ka gjasa që të mos i rëndoje fare financat tuaja.

Në produktet Galileo përfshihen mundësitë më të përparuara teknologjike siç janë për shembull FocalPoint, Viewpoint, Custom Fares si dhe produktet e reja, të cilat ndihmojnë në krijimin e ofertës së plotë të shërbimeve turistike ndaj klientëve tuaj. Informacione më të detajuara për produktet Galileo dhe për kushtet e lidhjes me to do t'i gjeni në faqet tona të internetit në seksionin e produkteve.

Sistemi Galileo gjithashtu nëpërmjet modelit stimulues të çmimeve u jep agjencive të mëdha dhe të mesme mundësinë që për rezervimet e biletave jo vetëm të mos paguajnë, por përkundrazi të fitojnë shpërblim për këto rezervime.