Skip navigation »

Loading...

Te reja

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Te reja > 7.News Letter - July 2007

7.News Letter - July 2007

17.7.2007

7.News Letter - July 2007

 

►Bonus per agjentet e udhetimeve

Galileo Albania orientohet nga cilesia dhe dashamiresia e sherbimit. Per te motivuar dhe per t’i krijuar nje interes te vecante abonenteve tane qe cdo dite promovojne dhe ofrojne produktet tona, kemi menduar t’i ofrojme bonuse te vazhdueshme ne baze te segmenteve qe do shesin. Per cdo sign-on qe realizon 50 segmente te shitura ne muaj, ne fund te 3 muajve ofrojme 2 bileta falas per nje nga koncertet qe zhvillohen ne Tirane dhe per cdo sign-on qe realizon 100 segmente ne muaj, ne krye te 3 muajve ofrojme nje bilete falas me Belle Air per destinacionet: GOA, PEG, BRI, FCO, ATH, HER, VCE (Treviso), bilete te cilen mund ta perdore vete ose ta delegoje.Ajo qe eshte per t’u theksuar eshte se cdo sign-on duhet te jete i personalizuar.

►Implementimi i BSP, cfare perfshin, si e pret Galileo Albania kete proces

Deadline i IATA-s per te pasur 100% bileta elektronike ne te gjithe boten tashme eshte shtyre ne fund te Majit te 2008. Bileta elektronike eshte nje nga iniciativat me te spikatura per te thjeshtuar biznesin, duke zvogeluar kostot dhe shtuar benefitet per klientet. Ajo nenkupton gjenerimin automatik te biletes ne sistemin e linjes ajrore pa pasur nevoje per bilete fizike. Benefitet e saj jane te shumta: s’ka me rrezik per te humbur biletat, nuk ka takse per PTA (prepaid ticket), fleksibilitet per ndryshime ne itinerarin e pasagjerit, sherbim me i shpejte pa u dashur te printohet bileta, s’ka me dorezime ose shperndarje biletash, kursehen 9 USD per bilete. Me kete inisiative te re industria e udhetimeve kursen 6.5 miliarde dollare ne vit.Projekti pilot per implementimin e BSP ne Shqiperi do te filloje ne date 1 Shtator 2007, do testohen 2 linja ajrore (Alitalia dhe Adria Airways) dhe 4 agjensi udhetimesh. Nese cdo gje do shkoje ne rregull, do filloje zyrtarisht operimi ne date 1 Tetor 2007. Veprimet qe duhet te ndermarrin agjensite shqiptare

1) Te mbyllin te gjitha debite qe kane me linjave ajrore IATA ne Shqiperi deri ne 31 Gusht 2007)

2) Te marrin pjese ne trajnimet qe do zhvilloje Galileo Albania per BSP ne klasen e vet te trajnimeve duke filluar qe ne gusht e ne vazhdim.

Struktura Operacionale

- Supervizioni per te gjithe procesin e BSP do realizohet nga zyra e IATA-s ne Zagreb

- Banka qe do operoje per BSP eshte RAIFFEISEN BANK dhe pagesat do kryhen

2 here ne muaj sipas kalendarit te percaktuar nga BSP

Pagesat

- Agjensite duhet te respektojne Kalendarin e Pagesave per BSP-ne 2 here ne muaj

- Raportet e shitjeve procesohen automatikisht nga BSP ne nje format elektronik

- Do behet vetem nje pagese per te gjitha linjat ajrore

- Raporti me linjat ajrore do jete me i thjeshtuar

Veshtiresite e procesit te BSP

- Agjensite mund te kene probleme per te respektuar afatet strikte te pagesave te BSP

- Agjensite mund te kene veshtiresi per te operuar ne ambientin elektronik, veshtiresi e cila mund te evitohet lehte nga trajnimet e shpeshta qe organizon Galileo Albania per abonentet e vet si dhe nga suporti i stafit te kualifikuar te Help Desk-ut.

 

Galileo Albania eshte me se e pergatitur qe t’u ndihmoje gjate gjithe procesit te implementimit te BSP, fillimisht duke realizuar me sukses kompatibilitetin me BSP si dhe duke ju trajnuar ne menyre periodike dhe sa here te keni veshtiresi.

►Trajnimi i IATA-s

Sesioni i ardhshem i Trajnimit te IATA-s do zhvillohet ne daten 01 Tetor 07 ne klasen e Trajnimeve te Galileo Albania ne Qendren Veve te Biznesit. Nxitoni pasi regjistrimet kane filluar. Me situaten e re te BSP, certifkimi nga IATA do jete kushti kryesor per te punuar ne ambientin elektronik. Galileo Albania ju jep suportin e vet qe ju t’i permbushni sa me me lehtesi kriteret nderkombetare per te qene profesioniste ne industrine e udhetimeve.

►Galileo Desktop 2.0

Sic ju kemi njoftuar edhe me pare eshte lancuar Galileo Desktop 2.0, i cili eshte versioni i ri i desktopit te meparshem me me shume facilitete per punen tuaj. Per me shume informacion vizitoni faqen tone te internetit www.galileoalbania.com

►Galileo Leisure

Galielo Leisure do lancohet ne treg ne fund te korrikut per te gjitha agjensite e udhetimeve ne Shqiperi. Ajo qe eshte e rendesishme per kete produkt eshte se rezervimet qe behen mund te integrohen ne menyre te persosur ne rezervimet e Galileos si dhe komisionohen si agjensite IATA dhe ato jo IATA.Produktet e Galileo Leisure perfshijne te gjithe produktet e GTA-se, rezervime hotelesh, apartamente dhe vila, makina me qera, transferta, sightseeing, rezervime grupesh, guida turistike si dhe se shpejti cruise dhe rezervime trenash. Agjentet mund te krijojne nje ikone ne desktopin e tyre dhe te perfitojne nje integrim automatik te produkteve te GTA-se ne rezervimet e Galileos.Galileo Leisure i jep akses agjenteve ne nje permbajtje GDS dhe jo GDS nepermjet adreses www.galileoleisure.comGalileo Leisure ofron produktet e me shume se 20.000 hoteleve ne 112 vende te botes, 3000 vilave dhe apartamenteve, 2000 toure dhe ekskursione, 1200 guida sightseeing, 2500 transferta, 300 guida per udhetime, ne 22 gjuhe te ndryshme, ne 15 monedha, harta, 3000 kompani rent-a-car, rezervime per grupe etj. Pagesa behet me karten e kreditit te agjensise dhe komisioni merret ne moment pasi agjenisa paguan tarifat neto.

► Galileo fiton cmimin e pare si GDS me i preferuar ne Kanada

Per heren e peste ne 6 vjet, agjensite turistike ne Kanada kane votuar Galileon si sistemin e tyre te preferuar. Kjo fitore i dedikohet fokusit qe ka Galileo ne nevojat e klienteve dhe produktet e reja qe ka lancuar ne tregun kanadez. Keto produkte te reja kane ofruar potencial per me shume te ardhura dhe kane rritur eficencen, duke i ofruar agjensive nje pakete te plote sherbimesh udhetimi dhe turistike.