Skip navigation »

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Kurse dhe shkollime

Kurse dhe shkollime

Ne, Travelport Albania, jemi shumë entuziastë për t'ju njoftuar për shërbimet tona të reja që do ta bëjnë më të lehtë jetën tuaj të biznesit, do t'ju lejojnë të rrisni njohuritë tuaja profesionale dhe të kualifikoheni në industrinë e udhëtimeve! Galileo Albania ka hapur tashme Qendrën e vet të Trajnimeve në Tiranë, të aprovuar dhe çertifikuar nga IATA për t'ju ofruar kurse për IATA-n (IATA/UFTAA Foundation).

U organizuan me sukses 3 sesionet e Trajnimit te Nivelit Themeltar (IATA Foundation Course) per vitin 2007 ne datat 11-15 Qershor, 1-5 Tetor dhe 3-7 Dhjetor. Kurset u zhvilluan nga nje instruktore e huaj, e autorizuar nga IATA si dhe nje konsulente ne shqip me eksperience te gjate ne mesimdhenien e kurseve te Iata-s dhe te Sistemit Galileo.

Kurset per 2007 u mbyllen me sukses, dhe 80% e studenteve e kaluan me sukses provimin dhe u certifikuan nga IATA per nivelin themeltar.

Duke pare interesin ne rritje te agjensive per te diplomuar stafin e tyre sipas standarteve dhe kritereve nderkombetare si dhe kerkesat dhe deadline-in e afert te IATA-s, ne organizuam sesionin e pare te trajnimeve per vitin 2008 ne datat 5-9 Maj dhe do organizojme edhe 2 sesione te tjera trajnimi per IATA Foundation Level per vitin 2008 sipas dative: Sesioni i dyte 06 – 10 Tetor 2008  Sesioni i trete 01 – 05 Dhjetor 2008.

Per vitin 2009 kursi i IATA/UFTAA Foundation do te zhvillohet ne datat 08-12 Qershor, 2009

Pas perfundimit te kurseve deri para provimit do zhvillohen cdo jave konsultime ne gjuhen shqipe ose angleze per te praktikuar sa me mire materialin per te cilin do testoheni. Java e "shkollës" si dhe konsultimet do zhvillohen në sallën e trajnimeve të Galileo Albania dhe çdo pjesëmarrës do kete setin e vet të librave të IATA-s. Testimet e IATA-s zhvillohen rregullisht 2 herë në vit, në Mars dhe Shtator).

Pagesa për kursin është 95000 LEKE (plus TVSH), ku përfshihen : Taksa e regjistrimit për Qendrën e Trajnimit në Shqipëri, Regjistrimi individual për çdo student, Seti origjinal i librave të IATA-s për çdo student, mesimdhenia nga Instruktorë të aprovuar nga IATA, Konsultimet periodike, Taksa për provimin e Diplomës së IATA-s (për një testim), Salla e kompletuar e trajnimit dhe pajisjet e ndryshme teknike për mësimdhënie.

Nderkohe te rejat qe ju sjellim per kete vit per trajnimet IATA jane: 10% zbritje ne tarifen e regjistrimit per ato agjensi qe e perdorin Sistemin Galileo, ne rastin kur ka 2 aplikante nga e njejta agjensi 20% zbritje per personin e dyte. Nxitoni te regjistroheni pasi lista e trajnimit te dates 05 Maj eshte duke u plotesuar.



Klikoni këtu për të gjetur formularin e aplikimit dhe informacione te tjera te rendesishme...

KALENDARI I TRAJNIMEVE

 

KURSI BAZË GDS GALILEO

Qëllimi: Marrja e njohurive bazë për sistemin e rezervimit, të nevojshme për punën në agjensitë turistike. Me shume

KURSI REFRESH

Qëllimi: Rikujtimi dhe përsëritja e njohurive bazë për sistemin Galileo. Mundësia e ndjekjes  vetëm e disa temave në bazë të kërkesave Tuaja. Me shume

TRAJNIMI I IATA-s

Sesioni i ardhshem i Trajnimit te IATA-s do zhvillohet ne daten 06 Tetor 08 ne klasen e Trajnimeve te Galileo Albania. Nxitoni qe te regjistroheni pasi kemi shume kerkesa nga sensibilizimi i agjensive me kriteret e IATA-s. Me shume