Skip navigation »

Loading...

Te reja

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Te reja > Të rejat e Smartpoint V7 dhe tërheqja nga tregu i GD

Të rejat e Smartpoint V7 dhe tërheqja nga tregu i GD

25.4.2016

 

Të dashur agjentë,

Ne jemi angazhuar seriozisht për tu siguruar që ju të jeni në të njëjtin ritëm me ndryshimet e shpejta të industrisë. Kjo është arsyeja pse për vitin 2016 kemi marrë vendim të përshpejtojmë tranzicionin nga Galileo Desktop në Travelport Smartpoint si platformë kryesore e shitjes. Si pjesë e këtij tranzicioni, ne kemi filluar procesin e tërheqjes nga tregu të Galileo Desktop i cili do të vazhdojë gjatë gjithë 2016.

Ne ju rekomandojmë që të filloni që tani të përgatiteni për këtë tranzicion, duke bërë upgrade versionin e Travelport Smartpoint, duke u familiarizuar me të dhe duke u siguruar vazhdimisht që të keni versionin e fundit të Smartpoint. Travelport Smartpoint, me të vërtetë po pvrmireson shitjet e agjencisë.

Disa nga te rejat e versionit të fundit të Travelport Smartpoint 7 janë:

➢ Grid View

Nese jeni fanatike te pamjes standarte me 4 dritare te Galileo Desktop, kete e gjeni dhe ne Travelport Smartpoint.
Klikoni tek Menuja “Terminal” dhe me pas tek “Enter/Exit Grid View Mode”

 11.jpg

12.jpg

 ➢ EMD me e-mail
Tashmë ju mund të dërgoni me email faturën e EMD ( Electronic Miscellaneous Document) në adresën e e-mail-it të regjistruar në rezervim/PNR. E-mail i EMD do të ketë si titull “Additional Services/Fees Receipt”

Komanda për vendosjen e adresës së email-it në PNR

Për cdo pasagjer në PNR dërgohet një email i vecantë për “Additional Services/Fees Receipt” .

Komanda është:

EMDI/IC9991234567890/PE-R

 13.jpg

 Ju mund të përdorni një modifier numerik për të selektuar adresën e emailit ku dëshironi të dërgoni EMD. Psh. Për të dërguar faturën e EMD në adresën e emailit që është renditur e 4-ta përdorim komandën:
EMDI/IC9991234567890/PE4-R

Shembull.
Për rezervimin e mëposhtem duam të lëshojmë EMD për bagazh, gjithashtu këtë info duam ta dergojmë me email.

 14.jpg

 o Hapi 1: Sigurohemi që e kemi regjistruar adresën e emalit me komandën *EM
Nëse nuk e kemi regjistruar përdorim komandën :
o Hapi 2: Lëshojme EMD dhe e dergojmë me email faturën e saj me komandën :
EMDI/IC123456788989/PE-R
Email-i do të ketë këtë pamje:

 15.jpg

 ➢ Travelport VIEWTRIP

#VT – është komanda nëpërmjet të cilës ju mund ti dërgoni me e-mail, itinerarin pasagjereve tuaj. Pas ekzekutimit të komandës ju hapet një dritare nga ku mund të percaktoni disa adresa email-i si dhe informacionin që dëshironi ti dërgoni pasagjerit ( itinerarin, biletën apo faturën) .

 16.jpg

Nëse nuk dëshironi që të shfaqen detajet e cmimit mjafton që të shtoni në PNR shënimin e mëposhtëm
NP.VIEWTRIPTITN, përpara se të dërgoni itinerarin me email.

➢ Informacion mbi performancën në kohë të linjave ajrore.
Mjafton të klikoni tek numri i fluturimit në paraqitjen e disponibilitetit të vendeve dhe ju mund te merrni informacion mbi performancën në kohë të linjave ajrore.

 17.jpg

Instalimi është mjaft i thjeshtë dhe nuk ju merr shumë kohë. Lutemi vizitoni linkun http://www.travelport.com/smartpoint për të mësuar më shumë, ose na kontaktoni që tju asistojmë në procesin e upgrade.

Travelport Albania
Sheshi Skenderbej, Pallati i Kultures, Kati III,
Tirana, Albania

Tel/Fax: +355 42251720
E-mail:
Web: http://www.travelportalbania.com