Skip navigation »

Loading...

Te reja

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Te reja > Implementimi i BSP ne Shqiperi

Implementimi i BSP ne Shqiperi

15.7.2007

Implementimi i BSP ne Shqiperi

Deadline i IATA-s per te pasur 100% bileta elektronike ne te gjithe boten tashme eshte shtyre ne fund te Majit te 2008. Bileta elektronike eshte nje nga iniciativat me te spikatura per te thjeshtuar biznesin, duke zvogeluar kostot dhe shtuar benefitet per klientet.

Ajo nenkupton gjenerimin automatik te biletes ne sistemin e linjes ajrore pa pasur nevoje per bilete fizike. Benefitet e saj jane te shumta: s’ka me rrezik per te humbur biletat, nuk ka takse per PTA (prepaid ticket), fleksibilitet per ndryshime ne itinerarin e pasagjerit, sherbim me i shpejte pa u dashur te printohet bileta, s’ka me dorezime ose shperndarje biletash, kursehen 9 USD per bilete. Me kete inisiative te re industria e udhetimeve kursen 6.5 miliarde dollare ne vit.Projekti pilot per implementimin e BSP ne Shqiperi do te filloje ne date 1 Shtator 2007, do testohen 2 linja ajrore (Alitalia dhe Adria Airways) dhe 4 agjensi udhetimesh. Nese cdo gje do shkoje ne rregull, do filloje zyrtarisht operimi ne date 1 Tetor 2007. Veprimet qe duhet te ndermarrin agjensite shqiptare

1) Te mbyllin te gjitha debite qe kane me linjave ajrore IATA ne Shqiperi deri ne 31 Gusht 2007)

2) Te marrin pjese ne trajnimet qe do zhvilloje Galileo Albania per BSP ne klasen e vet te trajnimeve duke filluar qe ne gusht e ne vazhdim.

Struktura Operacionale

- Supervizioni per te gjithe procesin e BSP do realizohet nga zyra e IATA-s ne Zagreb

- Banka qe do operoje per BSP eshte RAIFFEISEN BANK dhe pagesat do kryhen

2 here ne muaj sipas kalendarit te percaktuar nga BSP

Pagesat

- Agjensite duhet te respektojne Kalendarin e Pagesave per BSP-ne 2 here ne muaj

- Raportet e shitjeve procesohen automatikisht nga BSP ne nje format elektronik

- Do behet vetem nje pagese per te gjitha linjat ajrore

- Raporti me linjat ajrore do jete me i thjeshtuar

Veshtiresite e procesit te BSP

- Agjensite mund te kene probleme per te respektuar afatet strikte te pagesave te BSP

- Agjensite mund te kene veshtiresi per te operuar ne ambientin elektronik, veshtiresi e cila mund te evitohet lehte nga trajnimet e shpeshta qe organizon Galileo Albania per abonentet e vet si dhe nga suporti i stafit te kualifikuar te Help Desk-ut.

 

Galileo Albania eshte me se e pergatitur qe t’u ndihmoje gjate gjithe procesit te implementimit te BSP, fillimisht duke realizuar me sukses kompatibilitetin me BSP si dhe duke ju trajnuar ne menyre periodike dhe sa here te keni veshtiresi.