Skip navigation »

Loading...

Te reja

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Te reja > Galileo Desktop 2.0

Galileo Desktop 2.0

15.7.2007

Galileo Desktop 2.0

Galileo Desktop 2.0 eshte nje nga produktet me te reja te hedhura ne treg qe i jep mundesine agjenteve te rezervojne segmente fluturimi, hotelesh, makinash me qera nepermjet sistemit Galileo. Agjentet mund te zgjedhin te perdorin Focalpoint – me komandat kriptike ose Viewpoint me GUI(Graphical User Interface) brenda te njejtit produkt.

Gjuhet

Galileo Desktop tani ju jep mundesi te zgjidhni nga 23 gjuhe te ndryshme, gjuhen me te cilen ju preferoni te punoni si per ViewpointTM ashtu dhe per Focalpoint®. .Kjo zgjedhje behet ne momentin e instalimit. Perdoruesi gjithashtu ka mundesi qe te zgjedhe nje gjuhe te caktuar cdo here qe ben sign-on ne Galileo Desktop.Gjuhet disponibel jane :

Chinese (Traditional), Japanese , Turkish , English , Korean , French, (European) , Russian, German , Greek ,Portuguese, Spanish (Traditional) ,Spanish (modern) , Slovak, Thai , Bahasa Malay , Polish , Arabic , Chinese (simplified) , Hungarian, Czech , French (Canadian) , Italian

Novitetet e versionit 2.0 te Galileo Desktop

Vendi i preferuar ne avion

Tashme harta e sediljeve te avionit paraqet vendet me statuset e meposhtme:

• Open • Saved • Locked • Smoking • Handicap

Verifikimi i Miljeve (Mileage Check)

Agjentet mund te percaktojne sasine totale te lejuar te miljeve per kuotim duke selektuar cdo segment ne nje rezervim.Duke selektuar qytetet

Makinat me Qera

Klasifikimi I llojit te Tarifave

Perdoruesit mund te marrin informacion rreth disponibilitetit te Makinave me Qera duke iu referuar Tarifes se perafert ose Tarifes ditore.

Permasat e Makinave me Qera

Opsionet per permasat e makinave me qera jane me te shumta, tashme perfshihen edhe modelet e fundit te hedhura ne treg.

Kodi Promocional

Nese nje perdorues e ka perzgjedhur nje ofrues dhe ka nje kod promocional me te, ai mund te perdore kete kod per te marre direkt cmimin qe i perket te ketij kodi.

Kodet e Tipeve te Makinave me Qera

Perdoruesit mund te zgjedhin deri ne 4 opsione te ndryshme ne momentin kur kerkojne per lloje te ndryshme makinash me qera.

Kerkimi I disponibilitetit dhe Pershkrimet perkatese

Dialogu per kerkimin e availability dhe pershkrimet perkatese jane ridizenjuar per nje navigim me te lehte.

Cmimi total i perafert

Ekranit te “Car Availability” i eshte shtuar dhe kolona me Cmimin Total te Perafert.

Lloje alternative te Makinave me Qera

Nje indicator,nje shigjet blu do I tregoje perdoruesit kur ofrohet nje lloj alternativ makine me qera.

Adresimi I fatures

Billing Reference eshte nje rubrike opsionale qe mund t’i bashkangjitet kerkeses se “Reference Sell” ose “Direct Sell” .Disa kompani e kerkojne kete rubrike me qellim qe te faturojne agjensine.

Marrja dhe dorezimi i makines me qera

Agjentet gjithashtu mund te japin instruksione specifike ne lidhje me vendin ku do t’i dorezohet makina me qera klientit dhe ku do te merret me pas nga kompania rent-a-car.

Hotelet

Tarifat

Agjentet mund te arrijne te sigurojne cmime te favorshme duke percaktuar numrin e te rriturve dhe te femijeve – shoqeruar me te dhenat perkatese per moshen, numrin e dhomave, shtreterit ekstrat per te rritur dhe femije ne momentin kur kerkojne per Hotel Availability. Gjithashtu informacionet per rregullat e tarifave jane me te plota duke qene se i referohen te gjitha ketyre specifikimeve.

Approximate Total Plus Tarifa Approximate Total Plus eshte tarifa qe perfshin taksa te ndryshme dhe ekstra. Taksat ekstra jane ato qe aplikohen nga perdorimi I kritereve te permiresuara per kuotim. Nese nje hotel nuk ka kompatibilitet per keto kriteret kuotimi, ata nuk do t’ju japin informacion per Tarifen e Perafert Plus. Indikacioni per kete lloj tarife eshte shenja “+” ne krah te tarifes.

Detaje plotesuese Komanite Hoteliere tani kane mundesi te japin me shume informacione rreth nje rezervimi te caktuar nepermjet butonit “Additional Detail”. Informacionet jane si me poshte:· Nese tarifa eshte e komisionueshme · Nese dhoma ka pamje nga deti, oqeani, mali etj.· Nese dhoma eshte smoking ose non-smoking · Nese perfshihen vaktet dhe cilat jane ato · Nese kredencialet jane te nevojshme per rezervim.· Nese kerkohet Garanci, Depozite apo Parapagim· Nese aplikohen gjoba ne rast anullimi · Numri I shtreterve dhe lloji I tyre Me poshte keni nje ilustrim mbi informacionet shtese (Additional Details) qe dergon Hoteli pasi ju konfirmon rezervimin perkates.

  • Tarifa Totale e Perafert
  • Tarifa per nate
  • Numri i te rriturve (1-4)
  • Numri i dhomave
  • Numri i femijeve
  • Shtreterit ekstra
  • Detyrimet ekstra per femije
  • Detyrimet ekstra per te rritur
  • Detyrime te tjera shtese

 

Indikatori “Best Available Rate”

Faqja e Hotel Availability tashme ka dhe indikatorin “Best Available Rate”. Best Available Rate eshte nje program marketingu ku zinxhiret hoteliere sigurojne klientet se ata aplikojne te njejtat tarifa si ne website-in e tyre, ne hotel, ashtu edhe ne sistemin Galileo. Keto hotele identifikohen nga shenja (!) ne Hotel Availability.

Tarifat

Tipet e ndryshme te pasagjereve

Viewpoint suporton kodet prej 3 karakteresh te tipeve te pasagjereve (Passenger Type Codes PTCs ). Agjentet mund te vendosin kodin perkates te pasagjerit kur bejne kuotimin ose mund te zgjedhin nje nga opsionet qe shfaqen ne dritaren perkatese.

Personal Geography Modifier

Linjat ajrore mund te kene tarifa, ne noten e te cileve ka kritere per kushtet gjeografike. Ky kriter I ri kuotimi I mundeson agjentet te vendosin kushte gjeografike specifike te aplikueshme per llojin e pasagjerit.

Tarifat private (Private Fares)

Agjentet mund te kuotojne cmime duke perdorur indikacionin per Private Fares. Kjo ofrohet dhe ne opsionin Low Fare Shopping Tool.

Rezervimet (PNR/Booking File)

Itinerary Remarks

Shenimet tashme mund t’I bashkangjiten segmenteve ne Viewpoint.

Special Service Requests (SSR’s)

SSR (Special Service Requests) e meposhtme tashme jane te pranishme nepermjet Viewpoint:• Primary Document Information (DOCS) • Secondary Document Information (DOCO) • Address Information (DOCA)• Electronic Payment (EPAY) • Check-in Information for Resident fares (CKIN)

Point and Click (vetem Galileo)

Point and Click eshte nje atribut/element i ri per perdoruesit e Galileos. (jo Apollo). Ky element eshte versioni interaktiv i nje mjedisi kriptik. Point & Click nuk eshte se e zevendeson teresisht Focalpoint por sidoqofte i mundeson perdoruesit te klikoje ne Air, Car, Hotel, Fare Display, Shopping, and Booking File ne vend qe te perdore komandat kriptike.

Sistemi

Hapja e Point & Click

Per te pare disponibilitetin e vendeve te linjave ajrore, makinave me qera, hoteleve ne Point & Click mjafton te perdorni komandat qe ju tashme dini. Duhet vetem ne fillim te komandes te aplikoni : ose ;

Ngjyrat

Point and Click ne Focalpoint® perdor ngjyrat per te perkufizuar, identifikuar zona te caktuara te informacionit te paraqitur.Ekrani me ngjyrat e meposhtme presupozon: Bardhe: E paklikueshme – Shfaq vetem kete informacion.Blu: E klikueshme – nje link qe ofron informacione te metejshme. Ne momentin kur duam te rezervojme vend ne Avion, Makina me Qera ose Hotel ngjyrat kane kuptimin e meposhtem: Bardhe: E paklikueshme – Klasa /tip eshte e mbyllur Verdhe: E klikueshme – Klasa /tip eshte e lire (disponibel) Portokalli : E klikueshme – Liste pritje / disponohen opsione alternative; duke selektuar elemente ne kete ngjyre ju do te rezervoni segmente fluturimi ne liste pritje me statusin LL ose sistemi do ju tregoje opsione alternative per te bere rezervime. Per shembull, klasat e rezervimit ne availability display na paraqiten ne 3 ngjyra te ndryshme qe percaktojne statusin e seciles klase rezervimi. Ju mund te rezervoni vende te konfirmuara vetem ne klasat qe jane me ngjyre te verdhe.

Tabelat/Dritaret

Cdo here qe beni nje kerkim ne Point & Click krijohet nje dritare. Keto dritare paraqesin informacionin e kerkuar. Dritaret e lejojne perdoruesin te kthehet perseri ne informacionin e meparshem per ta rishikuar ose per te ndermarre ndonje veprim mbi te.Ne rastet kur perdoret nje format qe nuk ka mundesi interaktive: dritarja do te tregoje “Terminal” duke indikuar qe perdoruesi eshte kthyer ne faqen standarte ne te cilen nuk mund te ndermarre asnje verprim.Perdoruesit mund te zgjedhin te mos krijojne dritare te reja per cdo komande te aplikuar duke e lene bosh te paselektuar (un-check) butonin New Tab qe ndodhet ne fund djathtas te ekranit. Nese perdoruesit duan te kthehen ne faqen e Focalpoint, ata mund ta bejne nje gje te tille duke klikuar ne butonin “Hide” qe ndodhet ne fund djathtas te ekranit.Duke zgjedhur “Hide” perdoruesi mund te kthehet perseri ne Click &Point dhe te kete te gjitha dritaret me informacion te disponueshme.Nese perdoruesi e mbyll Point & Clik duke perdorur X ne lart djathtas ekranit ,ai do te mbylle plotesisht te gjitha dritaret me informacion. Perdoruesi gjithashtu mund te minimizoje dhe maksimizoje faqen e Point & Clik.Nese perdoruesi mbyll Point & Click duke perdorur X ne atehere ai do te mbylle plotesish Galileo Desktop.

Dritarja e Komandave

Ne momentin kur perdoruesi eshte ne Point & Click, ai mund te vazhdoje te aplikoje komandat duke perdorur dritaren e komandave qe ndodhet ne fund te ekranit. Ne kete rast nuk eshte e nevojshme vendosja e (:) ose (;) perpara komandes.

Air

Disponibiliteti I vendeve

Pergjigjja e kerkeses per disponibilitetin e vendeve do te jete interaktive ku ngjyrat kane kuptimin e meposhtem:Bardhe: E paklikueshme. Paraqet vetem kete informacion.Blu: E klikueshme . Ofrohen dhe informacione te tjera shtese.Kur kerkoni per klasa te ndryshme ne nje fluturim te caktuar ngjyrat kane kuptimin e meposhtem:Bardhe: Klas I mbyllur . E paklikuesheme.Verdhe : Vende te lira. E klikueshme.Portokalli: Vende ne liste pritje. E klikueshme.Ne informacionin e meposhtem, Duke klikuar ne secilin nga elementet me ngjyre blu do te merrni kete informacion shtese:

Kodi I Qytetit / AeroportitEmri I Qytetit/ Aeroportit
1Info per Tranzitin
@Linja Ajrore qe operon Code Share
Kodi I linjes ajroreEmri I Linjes Ajrore
Numri I fluturimitOra e Nisjes dhe e Mberritjes
Kodi I tipit te avionitTipi I avionit

Shitja e Vendit

Mbasi eshte shfaqur availability mund te shikoni direkt nese ka vend, ne klasen e duhur duke perdorur ngjyrat e klasave perkatese. Nese keni me shume se nje pasagjer atehere duhet te zgjidhet numri i pasagjereve perpara se te klikohet tek klasat, per te realizuar rezervimin. Ne fund te faqes eshte opsioni per numrin e pasagjereve. . Numri i pasagjereve te zgjedhur mund te jete deri ne 9. Me pas vazhdoni me rezervimin duke klikuar ne klasen e duhur dhe do t’ju shfaqet tabela e meposhteme.

Me nje komade te vetme nje availability vajtje-ardhje

Perdoruesi do te kete mundesine te zgjedhe availability per fluturimin e nisjes dhe kthimit me nje komande te vetme , ku fluturimi i kthimit mund te kerkohet nga 0-31 dite , 0= e njejta dite fluturimi, si dhe per fluturimet single & double Open Jaw. Nese vendoset komanda p.sh. :A25AUGLAMSFCO+5 do te thote qe ne ekran do te shfaqen ne nje faqe te vetme si availability i nisjes ashtu dhe ai i kthimit sipas datave te caktuar per secilin segment, pra simboli + e thyen komanden perkatese dhe duke na dhene direkt availability-in e kthimit ku vendi i mberritjes behet behet vetem nepermjet nje komande te vetme Tabela e meposhteme do t`ju shfaqet ne momentin e rezervimit.

Makinat me qera

Availability i makinave me qera

Rezervimi i makinave mund të realizohet për të gjitha llojet e makinave brenda sistemit të rezervimit CarMaster(CAL) ashtu siç tregohet në tabelën e mëposhtëme ku ngjyrat kanë kuptim si më poshtë: E Bardha : E pa klikueshme. Shërben per shfaqjen e informacionit përkatës.Blu: E klikueshme. Permban nje informacion plotësues.Verdhe: E klikueshme. Realizohet shitja e makines Duke klikuar në pjesen me ngjyre blu do te shikoni përshkrimin e llojit të makinës. Keni mundësine për të zgjedhur një datë më parë ose një date me vonë. Mund te përdoret dhe tabela e mëposhtëme për të parë ditët e marrjes së makinës me qera, të cilat mund të jenë deri në 11 ditë. Klikoni në butonin në menyre që të shikoni më shumë mundësi zgjedhje.

Shitja segmenteve te Makinave me qera

Pasi është shfaqur availability i makinave mund të klikoni në tarifën perkatëse që tregohet me ngjyrën e verdhë. Pasi ta klikoni do tju shfaqen të gjitha rregullat për llojin e makinës së zgjedhur. Mund të klikoni butonin Sell ose butonin Advanced Sell dhe ne qoftëse zgjidhni këtë te fundit pamja e mëposhtëme do t`ju shfaqet: Keshtu, keni mundësine për të plotesuar kërkesat e vecanta në fushat e vecanta, më pas mund të klikoni butonin Sell që realizon rezervimin e hotelit. Duke zgjedhur butonin “Back” do të ktheheni në pamjen e Rate Rules dhe butoni “Cancel” do t`ju anullojë veprimin.

Hotelet

Availability per Hotelet

Kërkesa për një rezervim hoteli do të shfaqet nga availability i sistemit të rezervimit të Hoteleve (HOA) qe paraqiten në tabelën dhe ngjyrat e mëposhtme:Bardhë: E paklikueshme .E vlefshme vetëm për shfaqjen e informacionit përkates.Blu: E klikueshme.Ekziston një informacion plotësues.Portokalli: Hoteli është i padisponueshëm, megjithatë mund të beni nje zgjedhje alternative. Duke klikuar në një nga pjesët blu informacioni i mëposhtem do t`ju shfaqet:

Hotel ChainDekodimi i zinxhirit Hotelier
GBP (or displayed)Kodimi i monedhave
Hotel AddressPamja e Hotelit

Mund te ndryshoni datat në një ditë me parë ose një ditë më vonë, si dhe të përdorni tabelën e mëposhtme që ju ndihmon për te parë deri në 9 netë, availability per hotelin ku më pas klikoni “Update”. Nëse doni të shikoni për më shumë opsione hotelesh, klikoni butonin .

Përfundimi i availability të hoteleve

Nga pamja e Hotel Complete Availability mund te klikoni cmimin e dhomës për të realizuar shitjen dhe për të gjetur llojin e monedhës, klikoni tek currency code. Nëse nuk doni ta shisni këtë hotel shtypni butonin dhe do të ktheheni tek pamja e Hotel Availability.

Shitja e Hotelit

Kur zgjidhni llojin e cmimit/dhomës së deshiruar, ne ekran do shfaqen rregullat e dhomës përkatëse(Rate Rules). Mund të përdorni butonin dhe pamja e mëposhtëme do shfaqet: Për të realizuar rezervimin e dhomës së hotelit shtypni butoni “Sell Room(s)”,ose butonin Back, per te pare pamjen e Rate Rules, dhe atë cancel për ta anulluar gjithë veprimin.

Tarifat

Fare Display

Mbasi kërkohet një FD (fare display) ekrani do të ketë pamjen e mëposhtëme ku ngjyrat kanë kuptimet përkase: E Bardha : E paklikueshme . Vetëm për qëllime treguese.Blu-ja : Pjesët me ngjyrë blu janë të klikueshme. Gjendet një informacion plotësues. Duke klikuar në një nga pjesët me ngjyrë blu , ju do të shikoni informacionin e mëposhtëm:

KLDekodimin e linjës Ajrore
610.00Informacion për penalitetet
VKlasën e rezervimit
+Kohën kur duhet kryer pagesa
7/1MMinimumi /Maksimumi i qëndrimit
01SEP-14DECSezoni
RMiljet
EHGlobal Indicator

Kur përdoruesi klikon në fare display me ngjyrë të verdhë atëhere do të shfaqen rregullat përkatese te ketij fare display: Përdoruesi mund te zgjedhe per tu rikthyer ne fare display. Një zgjedhje alternative mund të jetë klikimi në numrin e verdhë, i cili të con tek një kërkese standarte e availability.

Shopping

Kërkimi për cmimet e një destinacioni të caktuar, do të ketë pamjen e mëposhtme ku ngjyrat përkatese kanë keto kuptime:E Bardha: E paklikueshme. Vetem për qëllime treguese.Blu: E klikueshme. Nje Informacion plotësues është i disponueshëm.E Verdha : E klikueshme- Veprim Duke klikuar nje prej te dhenave me ngjre blu, do t`ju shaqet informacioni i mëposhtëm:

VSDekodimi i linjave ajrore
7Informacion rreth Terminalit dhe kohes se nisjes.
LHR LAXVendi i nisjes dhe i mberritjes
346Tipi i avionit
DetailsFare Construction (FS1)
RulesOpsioni për të parë rregullat (shih me poshtë ) (FQN1)

Po të klikohet në LHR-LAX, do të shfaqen rregullat e tarifës përkatese në mënyrë të detajuar. Kur te klikoni nga ekrani do të shfaqen më shumë opsione fluturimi për atë kategori cmimi të zgjedhur. Mund të zgjidhni butonin për të rezervuar fluturimin e zgjedhur. Mbas rezervimit do te shikoni pamjen e mëposhtme ku konfirmohet shitja e segmenteve të fluturimit dhe i tarifës përkatëse.


Booking File

Pasi është krijuar rezervimi përkatës mund të klikoni në njërën nga pjesët me ngjyrë blu ju shfaqet informacioni i meposhtëm:

15VInformacion për Terminalin dhe kohën e nisjes
LHRSYDVendin e nisjes dhe të mbërritjes
HSStatusin e Segmentit
*FFHap Filed Fare
*HTEHap bileten elektronike, Display Electronic Ticket Data, ne rastin e nje bilete elektronike
*SDShfaq të dhënat e vendit ne avion

Nëse deshironi te rezervoni Hotelin apo Makinen, mund të klikoni në numrin e verdhë. Pamja e mëposhtme do të shaqet dhe sistemi do te marre datën e nisjes dhe mbërritjes të rezervimit në menyre automatike.