Skip navigation »

Loading...

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Produkte > Produkte per agjensite > Galileo Desktop - Focalpoint

Galileo Desktop - Focalpoint

Aplikimi Focalpoint është një produkt themelor dhe i certifikuar i shoqërisë Galileo për realizimin e rezervimit të shërbimeve turistike dhe për pajisjen e udhëtarëve me dokumentet e udhëtimit.

Focalpoint 3.5 është konfiguruar për t'u përdorur në platformën e sistemit operativ Windows dhe për të komunikuar në protokollin TCP/IP. Për lidhjet nëpërmjet internetit shërben aplikimi FocalpointNet.

Përdorimi

Focalpoint shërben për rezervimin e:

  • Transportit ajror
  • Hoteleve
  • Automobilave
  • Dhe shërbimeve të tjera

Karakteristika e aplikimit

  • Zyra turistike për komunikimin me sistemin e rezervimit përdor lidhje të shkurtra speciale, të cilat sistemi i përpunon dhe i kthen përsëri në monitorin e përdoruesit. Transferimi i të dhënave që mundëson lidhjen me informacionet është maksimalisht i shpejtë dhe efektiv.
  • Aplikimi Focalpoint përdor 4 - 9 dritare të veçanta dhe 5 zona pune, në të cilat mund të punohet në mënyrë të pavarur dhe të shfaqen kështu menjëherë disa informacione të ndryshme (tarifat, rezervimet etj.), gjë që rrit produktivitetin e punës.
  • Ky aplikim, për informacionet më aktuale, mundëson hyrjen direkt në sistemin e rezervimit të vet shoqërisë së transportit ajror (Inside link).
  • Focalpoint dhe FocalpointNet janë nga pikëpamja e përdorimit krejt të njëjta dhe që mbështesin të njëjtin diapazon funksionesh.

Informacione plotësuese

  • Mundësi e konfigurimit individual të paraqitjes (konfigurimi i madhësisë së dritareve, ngjyrave dhe vendosjes së tyre, përcaktimi i ikonave me funksionet e përdorura më shpesh).
  • Funksioni i kalendarit, kalkulatriçes dhe i regjistrimit të lidhjeve të përdorura së fundi (Replay).
  • Tastierat e programueshme - mundësojnë regjistrimin në memorie të lidhjeve të përsëritura për nje përdorim shumë më të shpejtë të tyre. Mund të programohen deri në 45 tastiera, që kursejnë kështu kohën dhe përshpejtojnë punën tuaj.