Skip navigation »

Loading...

Te reja

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Te reja > 9.News Letter - Oct 2007

9.News Letter - Oct 2007

25.10.2007

9.News Letter - Oct 2007

 

GALILEO LEISURE

Tashme lancohet ne tregun shqiptar te udhetimeve produkti i ri, Galileo Leisure.

Ky eshte nje produkt online, permbajtja e te cilit ofrohet nga GTA (Gulliver Travel Associates). Perdorimi eshte teper i thjeshte, informacioni eshte i qenesishem dhe tarifat jane te negociuara. Ajo qe eshte interesante eshte se ju mund te rezervoni produktet vec e vec si p.sh rezervim hoteli, makine me qera, cruise, sightseeing dhe cdo gje ta integroni ne rezervimin e udhetimit (PNR) ne Sistemin Galileo. Pra ajo qe I ka munguar me pare agjenteve ne Shqiperi tani eshte disponibel, pa pagese dhe ju mundeson nje pakete te kompletuar sherbimesh per klientet tuaj.

Galileo Leisure ju mundeson aksesin ne nje game te gjere produktesh turistike:

23,000+ Hotele

• 7,000+ Kompani Rent-A-Car

• 3,300+ Apartamente dhe Vila

• 3,800+ Transferta

• 4,900+ Toure Sightseeing & Ekskursione

• 300+ Guida Turistike

• Informacion per destinacionin si p.sh parashikimet per motin dhe info per turistet

Aksesi per te gjitha keto produkte eshte i mundshem nga nje website i vetem: www.galileoleisure.com

Galileo Leisure ju ofron permbajtjen dhe ekspertizen e produkteve te Gullivers Travel Associates (GTA), e cila bashke me Sistemin Galileo jane anetare te bllokut Travelport, nje nga kompanite me te medha dhe te perhapura gjeografikisht, network I suksesshem i profesionisteve globale te udhetimeve.

Nje game e gjere produktesh Hoteliere

Galileo Leisure ju ofron akses rezervimi si ne zinxhiret hoteliere nderkombetare ashtu edhe ne hotele te pavarura, te cilat zakonisht nuk i gjeni ne Room Master ne GDS.

Tarifa fantastike

Galileo Leisure ju jep akses ne tarifat e negociuara te Gullivers Travel Associates.

Ju i ofroni tarifa konkuruese klienteve tuaj dhe fitoni nje komision te konsiderueshem gjate procesit te rezervimit. Komisionin e arketoni ne momentin qe paguani rezervimin me karten e kreditit te agjensise pasi Galileo Leisure ju mban vleren neto te sherbimit.

Rrit efikasitetin dhe ul kostot

Rezervimet e bera ne Galileo Leisure mund te integrohen ne PNR e sistemit Galileo per t’ju lehtesuar krijimin e nje itinerari me te gjitha sherbimet te perfshira. Kjo lehteson punen e stafit tuaj dhe ju kursen kohe.

Informacion i qenesishem per destinacionet

Kur klientet ju kerkojne informacione per destinacionin e tyre, Galileo Leisure ju asiston ne menyra perfekte duke ju ofruar info nepermjet Guidave per destinacionet, Timatic info per destinacione te ndryshme, info per motin si dhe nje kalendar te festave dhe ngjarjeve te shenuara.

Avantazhet te ndryshme

- eshte shume e lehte te behen rezervime per sherbime individuale dhe paketa te plota

- GTA (Gulliver Travel Associates) garanton cilesine e sherbimeve

- Komisioni I agjensive eshte teper I larte dhe aplikohet si per agjensite IATA dhe ato jo IATA.

- Forma e pageses eshte me karten e kreditit te agjensise

- Nuk ka gjoba per anullim rezervimi. Ne fakt nese rezervimi nuk paguhet deri ne 14 dite para dites se check-in, anullohet automatikisht nga sistemi.

- Aksesi dhe regjistrimi eshte shume i thjeshte dhe i lehte (www.galileoleisure.com) dhe eshte pa pagese

- Pasi te plotesoni Formularin e Regjistrimit on line, secili agjent do marre nje e-mail nga GTA bashke me nje ID Agent number.

- Elementi I domosdoshem per t’u regjistruar ne GL eshte PCC (Pseudo City Code) – kodi identifikues I agjensise ne sistemin Galileo.

Per cdo pyetje ose paqartesi, lutemi te na kontaktoni qe t’ju japim udhezimet e duhura dhe te filloni sa me pare te rezervoni produktet e Galileo Leisure.