Skip navigation »

Loading...

Te reja

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Te reja > 8.News Letter - Sept 2007

8.News Letter - Sept 2007

7.9.2007

8.News Letter - Sept 2007

 

Doni te beheni IATA dhe te punoni ne ambientin elektronik?

Misioni i Galileo Albania eshte te ndaje me ju dhe t’ju dedikoje eksperiencen e vet shumevjecare ne industrine e udhetimeve dhe turizmit.

Me projektet tona ne i paraprijme nevojave tuaja dhe ju japim suportin e nevojshem per cdo risi te industrise se udhetimeve.

Aktualisht ne kontekstin e fazes pilote te implementimit te BSP-se ne Shqiperi, Galileo Albania merr pjese me agjensite e veta perfaqesuese, te cilat i ka asistuar me trajnime falas per biletat elektronike, informacione te vazhdueshme per kete process, asistence te kualifikuar on site dhe me telefon fale prezences se tij fizike ne treg.

Aktualisht BSP ka vendosur nje kriter vendimtar per bashkepunim vetem me agjensite shqiptare te anetaresuara ne IATA (International Air Transport Association) qe eshte symbol i profesionalizmit dhe kredibilitetit ne industrine e udhetimeve. Ne kete aspekt ne ju ndihmojne qe te plotesoni nje nga kriteret e ketij procesi; te kualifikoni profesionalisht stafin tuaj sipas standarteve nderkombetare.

Qendra e Trajnimeve te Galileo Albania eshte e licensuar dhe specializuar per te zhvilluar kurset e IATA/UFTAA ne baze te aftesise qe ka treguar per te dhene trajnime cilesore nga instruktore eksperte ne industrine e udhetimeve si dhe seriozitetit te biznesit ne tregun shqiptar.

Kursi themeltar qe ne zhvillojme e ka fokusin te “produkti turistik” dhe ne do ju mundesojme qe te familjarizoheni me te duke marre njohuri te plota per:·

  • Biletat ajrore, perfshire ketu biletat elektronike ·
  • Sistemin e Rezervimeve Galileo·
  • Industrine e udhetimeve ne gjithe dinamiken e vet

Cfare do perfitoni nga ky trajnim?

  • Do arrini te beni rezervime per destinacione te ndryshme ne te gjithe boten·
  • Te kuotoni sic duhet itinerare te ndryshme·
  • Te plotesoni bileta sipas rregullave dhe procedurave te IATA-s·
  • Te jeni te pergatitur per procesin e implementimit global te biletave elektronike per vitin 2007
  • T’u pergjigjeni kerkesave te klienteve, t’u shpjegoni kushtet e biletave si dhe te rezervoni toure te ndryshme.
  • Te keni aftesite dhe njohurite e nevojshme per te bere te mundur qe kontakti dhe komunikimi juaj me klientin te jene profesionale
  • Te kuptoni rolin e teknologjise se informacionit nepermjet njohurive per sistemin e rezervimeve dhe internetin

Kush mund te perfitoje nga ky trajnim:

  • Studentet qe duan te kene nje karriere ne fushen e udhetimeve
  • Konsulentet e udhetimeve
  • Personeli i linjave ajrore·
  • Tour operatoret ·
  • Agjensite e udhetimeve

13 modulet e nivelin themeltar do t’ju krijojne nje kuptimshmeri te industrise se udhetimeve dhe turizmit, konceptin e punes praktike dhe rolit te nje profesionisti ne kete fushe, aftesine qe t’i plotesoni dhe tejkaloni pritshmerite e klienteve si dhe te kuptoni rolin e teknologjise ne industrine e udhetimeve.

Per me shume ju do te beheni familjare me ceshtje te tilla si rregullat dhe kodet e kesaj industrie, gjeografine e botes, tarifat e biletave ajrore dhe ceshtje te ndryshme te biletave elektronike , kerkesa per viza dhe kritere te tjera per udhetime.

Duke kaluar me sukses 2 pjeset e provimit , ju do jeni me te kualifikuar dhe do pajiseni me Diplome Themeltare te IATA/UFTAA dhe do keni titullin "DTTF" (Diploma in Travel and Tourism Foundation) pas emrit tuaj gje qe do t’ju krijoje prioritet per punesim ne industrine e udhetimeve.

Data e ardhshme e trajnimit eshte data 1 Tetor.

Nxitoni pasi rezervimet kane filluar. Per me shume detaje per regjistrimin dhe pagesen, lutemi klikoni ne: http://www.galileoalbania.com/kurse-dhe-shkollime