Skip navigation »

Loading...

Te reja

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Te reja > 6.News Letter - Jun 2007

6.News Letter - Jun 2007

17.7.2007

6.News Letter - Jun 2007

 

► Galileo Albania - ATC (Aviation Training Center) e autorizuar dhe certifikuar nga IATA organizoi me sukses sesionin e pare te Trajnimit te Nivelit Themeltar (IATA Foundation Course) ne ambientet e Qendren se vet te Trajnimeve ne datat 11-15 Qershor. Kursi u zhvillua nga nje instruktore e huaj, e autorizuar nga IATA si dhe nje konsulente ne shqip me eksperience te gjate ne mesimdhenien e kurseve te Iata-s dhe te Sistemit Galileo. Kursi u mbyll me sukses, nderkohe qe konsultimet do vazhdojne deri para sesionit te provimeve, per te asistuar sa me mire studentet, duke rritur ne kete menyre mundesine e tyre per ta kaluar me sukses provimin dhe per t’u certifikuar nga IATA si profesioniste ne Industrine e Turizmit. Pjesemarrja e studenteve ishte e plote per kapacitetin e klases se trajnimeve. Tashme po regjistrojme studente te tjere per sesionin e ardhshem qe parashikohet te jete ne Shtator 2007.

► Tashme raportimin e segmenteve qe keni realizuar per cdo muaj, do ta gjeni ne queue –ne tuaj me kete pamje: MONTHLY REPORT FOR MAY/SEGMENTS 150- GALILEO ALBANIA ku muaji dhe nr i segmenteve varion. Si mund ta shihni kete mesazh? Ne fillim hapni queue: QCAMe pas per te pare mesazhin aplikoni komanden: QMNese doni ta hiqni kete mesazh nga queue-ja aplikoni QRMnese doni ta lini mesazhin ne queue QEMI

Galileo Desktop 2.0

Galileo Desktop 2.0 u lancua per here te pare ne 07 Qershor dhe eshte vazhdim I versionit 1.01 te Galileo Desktop. Eshte nje kombinim i Focalpoint dhe Viewpoint.

Perdoruesit mund te zgjedhin nje nga 3 menyrat e perdorimit: me kode (Focalpoint), grafike (Viewpoint) dhe Point & Click (versioni i ri i Click point) duke i korresponduar me se miri nevojave dhe aftesive te agjenteve. Ky version i ri i Galileo Desktop njekohesisht lehteson instalimin e produkteve te reja ne te ardhmen.

Komanda e duhur per vendosjen e emrit te Infant-it ne rezervim

Efektive qe nga 1 Qershor 2007, ka filluar te aplikohet komanda e meposhtme per vendosjen e emrit te INF ne rezervim: N.I/Mbiemer/EmerMiss*12JAN06

► Informacion per Queue-teJu mund te transferoni per arsye te ndryshme rezervime ne queue-te jo vetem te filialeve tuaja por edhe te agjensive te tjera. Kjo eshte menyra se si mund ta realizoni nje gje te tille:

QEB/PCC/35

QEB -transferim i rezervimit ne queue

PCC – Kodi i agjensise te ciles doni t’i dergoni rezervimin

35 - Numri i queue-se

Nderkohe, sic mund ta dini nga praktika e punes suaj, queue-te 1 deri ne 25 te paracaktuara me emertime te posacme, kurse te tjerat jane te lira. Nese doni t’i emertoni sipas nevojave tuaja, lutemi te na kontaktoni qe ne t’ju krijojme nje akses te nivelit te dyte ne sistem ose nese keni veshtiresi, stafi jone i help desk-ut mund t’jua realizoje nje gje te tille. Komanda per emertimin e nje queue-je eshte:

QPB@55NAME

ku 55 eshte nr i queue-se qe doni te emertoni dhe NAME eshte emri qe mund t’i caktoni

► Galileo International firmosi nje kontrate 10 vjecare bashkepunimi me Southwest Airlines, linjen qe operon me shume fluturime domestike ne USA. Nepermjet kesaj kontrate, gjithe fluturimet dhe tarifat e Southwest Airline do depozitohen ne sistemin Galileo dhe do jene disponibel per te gjitha agjensite turistike.