Skip navigation »

Loading...

Te reja

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Te reja > 4.News Letter - Apr 2007

4.News Letter - Apr 2007

17.7.2007

4.News Letter - Apr 2007

 

Tirane, me 02-04-2007

Të nderuar kolegë,

Stafi i Galileo Albania është përsëri pranë jush, pikerisht ne momentin e duhur, pasi IATA BSP po na troket ne dere.

Ne, Galileo Albania, jemi shume entuziaste per t’ju informuar per programin tone te trajnimit qe ka per qellim te shtoje dijet tuaja profesionale dhe ne pergjithesi te rrise cilesine e Industrise Shqiptare te Udhetimeve. Galileo Albania do hape Qendren e vet te Trajnimeve ne Tirane, te aprovuar dhe certifikuar nga IATA per t’ju ofruar kurse per IATA-n (IATA/UFTAA Foundation Course). Studentet e suksesshem do marrin diploma IATA te cilat jane te vlefshme ne te gjithe boten.

Kursi i pare fillon ne date 7 MAJ. Kursi do zhvillohet ne sallen e trajnimit te Galileo Albania te Qendra Veve ne Tirane. Te gjithe pjesemarresit do pajisen me manualet origjinale te trajnimit per IATA-n. Do te japin mesim intstruktore te aprovuar dhe certifikuar nga IATA te cilet do asistohen nga nje kosulent ne gjuhen shqipe. Konsulenti do jete disponibel per te gjithe studentet si gjate kohes se kursit dhe para testimit final te IATA-s. Nderkohe testimet e IATA-s zhvillohen rregullisht 2 here ne vit, ne Mars dhe Shtator).

Pagesa per kursin

Pagesa per kursin eshte 95000 LEKE (plus Tvsh), ku perfshihen sherbimet e meposhtme:- Taksa e regjistrimit per Qendren e Trajnimit ne Shqiperi- Regjistrimi individual per cdo student- Seti origjinal i librave te IATA-s per cdo student - Instruktore te aprovuar nga IATA- Konsulente te kualifikuar- Taksa per provimin e Diplomes se IATA-s (per nje testim)- Salla e kompletuar e trajnimit dhe pajisjet e ndryshme teknike per mesimdhenie

Organizimi i seancave te trajnimit

Seancat e trajnimit, me kohezgjatje 50 minuta secila, do te zhvillohen nga ora 09:00 deri ne 17:00 me nje pushim dreke nga ora 13:00-14:00. Ushqimi dhe pijet jane shpenzime ekstra te secilit student.

Konsultimet

Konsultimet do zhvillohen ne Tirane, ne gjuhen shqipe, nje here ne jave per te gjithe studentet e regjistruar.

Vizitat

Trajnimi perfshin edhe vizitat neper agjensi. Kalendari i sakte i vizitave do njoftohet paraprakisht.

Provimet

Provimet organizohen nga IATA dy here ne vit, Mars dhe Shtator. Provimet e IATA-s zhvillohen ne Tirane. Pagesa per kursin perfshin dhenien nje here te provimit. Ne total cdo student mund ta jape 2 here provimin.

Diplomat

Diplomat Nderkombetare te IATA-s do i leshohen studenteve qe e kalojne me sukses provimin..

Gjuha e trajnimit

Seancat e trajnimit, manualet dhe provimet do jene ne gjuhen angleze. Per pasoje aplikantet duhet te kene njohuri te mjaftueshme te gjuhes angleze per te lexuar dhe kuptuar instruksionet. Nderkohe konsultimi do behet ne gjuhen shqipe.

Regjistrimi

Formularin e aplikimit mund ta gjeni te faqja www.galileoalbania.com. Ky formular duhet plotesuar dhe nisur te Galileo Albania me e-mail ne adresen: ose me poste ne adresen: Blv Zogu I, No. 72, Qendra Veve e Biznesit, Tirana ose me fax ne 04 228974. Personi i kontaktit per Qendren e Trajnimeve eshte znj. Manjola Hysi nga Galileo Albania, e cila sapo e merr Formularin e Aplikimit (per llogari te Qendres se Trajnimeve) nga cdo agjent, e regjistron ate ne listen e pjesemarresve ne trajnim. Pagesa duhet bere brenda 10 ditesh (pune) nga regjistrimi per ta konfirmuar perfundimisht pjesemarrjen e aplikantit, perndryshe nese nuk respektohet ky afat kohor, emri i aplikantit anullohet nga lista. Pagesa e Takses se Kursit duhet bere sipas instruksioneve te formularit te aplikimit. Regjistrimi per Kursin e pare fillon ne dt 2 Prill.

Cfare do perfitoni nga ky kurs?

13 modulet e nivelit themeltar (Foundation Level) do t’ju sigurojne nje njohje dhe kuptimshmeri te industrise se udhetimeve dhe turizmit, te rolit praktik te nje profesionisti udhetimesh, rendesine e tejkalimit te pritshmerive te klienteve si dhe rolin e teknologjise ne industrine e udhetimeve.

Per me shume ju do beheni me familjare me tema te tilla si: rregullat e industrise se udhetimeve, kodet, gjeografine e botes, tarifat e biletave te avioneve, biletarine, perfshire ketu edhe ate elektronike, kerkesat per vize, per shendetin, programe touresh etj. Duke kaluar me sukses 2 sesionet e provimit , ju do te kualifikoheni me Diplomen Themeltare nderkombetare te IATA/UFTAA-s per Udhetimet dhe Turizmin (IATA/UFTAA International Travel and Tourism Foundation Diploma) dhe me pas jeni te autorizuar te perdorni statusin "DTTF" (Diploma ne Industrine e Udhetimeve dhe Turizmit) pas emrit tuaj.

Permbajtja e Kursit Environment - The Travel & Tourism Industry and the Travel Professional - Geography in Travel Planning 1 - Travel Formalities Products - Land Transport - Rail 1 - Water Transport - Ferry - Land Transport - Car and Camper - Tour Packages 1 - Hotels - Air Transport Essentials Support Services - Customer Service - Technology in the Travel Industry 1 Air Fares and Ticketing - Air Fares and Ticketing

GDS Electronic Booking Tools (CD-ROM*)

Faleminderit qe na keni zgjedhur. Me respekt Stafi i Galileo Albania

Blvd. "Zog I" Veve Business Center

Tirana, AlbaniaTel: +355 4 228963Tel: +355 4 228974 www.galileoalbania.com