Skip navigation »

Loading...

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

360 Fares

360 Fares

Sistemi mbarëbotëror i rezervimit Galileo reagon në treg ndaj zhvillimit aktual të situatës të transportin ajror dhe nevojave në rritje të agjencive me gjeneratën e re të databazës së tij të tarifave Galileo 360° Fares.

Me Galileo 360° Fares çdo përdorues përveç hyrjes në GDS Galileo përfiton automatikisht dhe falas mundësinë më të madhe të zgjedhjes së tarifave, më shpejt dhe më thjeshtë se kurrë ndonjëherë më parë. E për më tepër në kuadër të fushatës mbarëbotërore të Galileo 360° Fares përfitoni hyrjen në aplikimet e rinovuara për kryerje rezervimesh ne menyre te thjeshtë si dhe marrje informacionesh nga fusha e shërbimeve turistike.

Galileo 360° Fares është zgjidhja më moderne dhe më komplekse për shpërndarjen e tarifave.

  • Public Fares
  • Airline Private Fares
  • Agency Private Fares
  • Custom Fares

PUBLIC FARES dhe AIRLINE PRIVATE FARES

u mundësojnë shoqërive të transportit ajror, që nëpërmjet shoqërisë ATPCo (Airline Tariff Publishing Company), të fusin tarifat publike dhe private në databazën e Galileo 360° Fares në mënyrë krejt automatike dhe pa ndërhyrje manuale.

Përparësitë për agjencinë turistike

  • shfaqje e menjëhershme dhe e saktë e gjitha tarifave të publikuara
  • tarifat aktualizohen disa herë në ditë
  • tarifat janë plotësisht të konfirmuara qoftë edhe për rezervimet e udhëtimeve
  • me kombinacione linjash nga më të ndërlikuarat dhe me shumë segmente
  • më shumë tarifa të garantuara
  • eliminon rrezikun e krijimit të ADMShoq

ëritë e transportit ajror për më tepër kanë mundësi të shfrytëzojnë produktin Airline Private Fares, i cili mundëson vendosjen e tarifave speciale për tregjet lokale dhe specifikimin se për cilën agjenci do të jenë këto tarifa të aplikueshme.

Me përdorimin e Airline Private Fares, shoqëritë e transportit ajror kanë mundësinë të reagojnë ndaj kërkesave lokale të përdoruesve të GDS Galileo.

AGENCY PRIVATE FARES

U mundëson agjencive turistike, me anë të një lidhjeje speciale nëpërmjet internetit, vendosjen, administrimin dhe shpërndarjen e tarifave të veta private

Përparësitë për agjencinë turistike

  • ambient i këndshëm pune
  • nuk është e domosdoshme të mësoni lidhje të reja
  • tarifat janë plotësisht të konfirmuara dhe të aktualizuara disa herë në ditë
  • tarifat shfaqen në Fare Display së bashku me Public Fares dhe Airline Private Fares
  • mundësi shpërndarje në kuadër të një ose më shumë agjencive

CUSTOM FARES

Mundëson kërkimin e fluturimeve dhe të tarifave të shoqërive të transportit ajror me kosto të reduktuar si dhe krahasimin e tyre me tarifat e Galileo 360° Fares.

Përparësitë për agjencinë turistike

  • kërkimi i tarifave më të leverdishmë - shpejt edhe thjesht
  • gjatë rezervimit - kalim automatik në faqet e shoqërisë së transportit ajror
  • për finalizimin e rezervimit, kërkohet më përpara plotësimi i të dhënave të
  • hyrjes në faqet e shoqërisë së transportit
  • integrimi me aplikimin Viewpoint

Doni të dini më shumë? Kontaktoni zyrën tonë: