Skip navigation »

Loading...

Te reja

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Te reja > 3.News Letter - Mar 2007

3.News Letter - Mar 2007

17.7.2007

3.News Letter - Mar 2007

 

Të nderuar kolegë,

Galileo Albania eshte gjithmone prane jush me informacionet me bashkekohore per tregun e udhetimeve dhe GDS Galileo ne vecanti. Ne kete newsletter do gjeni informacion per ngjarjet dhe produktet e reja te Galileos ne rajon dhe ne gjithe boten.

1. Galileo po behet GDS me dominant ne rajonin e Europes Qendrore dhe Lindore Galileo-Poloni u be anetar i Grupit CEE (Central Eastern Europe). Tashme ky grup numeron 11 anetare (Shqiperia, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Cekia, Maqedonia, Mali i zi, Moldavia, Polonia, Sllovenia, Serbia dhe Ukraina) te cilet jane distributore te GDS (sistemit te rezervimeve), GTA dhe produkteve te tjera. Pushteti i Grupit CEE qendron tek mundesia per te ofruar nje portofol te pasur produktesh ne tregun e udhetimeve dhe njekohesisht te investimi per zhvillimin e teknologjise se vet duke u bazuar ne nevojat e rajonit qendror dhe lindor te Europes.

2. Konference rajonale e Galileo International Ne datat 21-22 Shkurt 2007, ne Budapest u zhvillua nje konference rajonale e Galileo International. Ceshtjet kryesore qe u diskutuan ishin strategjite per marketingun dhe produktet e reja. Galileo planifikon investime gjigande ne 2007 per krijimin e produkteve te reja dhe zhvillimin e atyre ekzistuese. Produkte te reja qe do hidhen se afermi ne tregun e udhetimeve jane Xpoint dhe zgjidhje per LCC (linjat low cost).Koncepti i Xpoint eshte qe te ofroje akses te shpejte nga Focalpoint ne rubrika te ndryshme te Viewpoint, internet ose aplikime te tjera me qellim qe te zvoglohet koha dhe te shpejtohet ritmi i punes.

3. Microsoft Vista dhe produktet e Galileos

Ne baze te testimeve te ndryshme qe ka bere Galileo me versionin Vista Ultimate dhe

Standard edition, do donim te informonim perdoruesit se mund te kete probleme ne kompatibilitetin midis aplikimeve te Galileos dhe Sistemit te Operimit Vista. Galileo zakonisht nuk e rekomandon instalimin e Windows Vista, megjithate per paqartesi ju lutemi te kontaktoni teknikun tone te IT ne: mustaf.kovaci@galileoalbania.com

4. Nuk do kete me bileta manuale ne fund te 2007

Sipas IATA-s (International Air Transport Association), linjat ajrore nuk do printojne me bileta ne fund te 2007, vendim ky i marre per te zvogluar kostot dhe per te thjeshtuar biznesin e udhetimeve.

Aktualisht IATA po punon ne 5 projekte kryesore: 100% bileta elektronike ne fund te 2007, boarding pass-e te koduara, identifikim me frekuence radioje per menaxhimin e bagazheve, kioska vetesherbimi per check-in dhe kargo pa dokumentacion manual.

Biletat elektronike jane prioriteti kryesor sepse do gjenerojne me shume kursime. Cdo bilete avioni kushton 9 USD, keshtu qe duke eliminuar biletat manuale, industria e udhetimeve do kurseje cdo vit 3 miliarde USD. Per me teper do jete me konveniente per klientet dhe nderkohe do kete me shume fleksibilitet per agjentet turistike.

5. Travelport merr 5 cmime prestigjoze ne industrine e udhetimeve per vitin 2006 Travelport, nje nga kompanite me te medha boterore te turizmit per nga variacioni i produkteve dhe gjeografia e shperndarjes, mori 5 cmime prestigjoze te industrise se udhetimeve. -Vend nderi per arritje ne teknologjine e udhetimeve. -Galileo GDS u nderua si system me i mire i rezervimit te fluturimeve, hotelerise, rent a car dhe produkteve te tjera duke triumfuar edhe nje here mbi konkurentet e vet edhe per teknologjine me te mire (best travel technology provider). -Octopus u nderua me cmimin e sistemit me te mire te rezervimit online per hotelerine. - GTA, fitoi cmimin si operatori me i mire -Octopus fitoi nje cmim tjeter si provider i akomodimit me te mire. Te gjitha keto cmime iu dedikuan pozicionit lider qe ka Travelport ne teknologji, fokusit te tij te kientet dhe persosmerise se sherbimit.

6. Risi ne gamen e produkteve te Galileos

Galileo krahas fluturimeve, hotelerise, rent-a-car dhe paketave turistike planifikon te leshoje nje produkt te ri, transportin hekurudhor.
Teknologjia e Galileos do t’i mundesoje me se miri agjentet te rezervojne bileta treni qofte edhe shume prane kohes se udhetiimit.
Agjentet do marrin 9% komision nga rezervimi ne sistem i biletave te trenit.
Galileo gjithashtu do ofroje mundesine e rezervimit te linjes Eurostar duke ndjekur zhvillimin dhe kerkesat e tregut te udhetimeve.

GDS po planifikon gjithashtu te fokusohet ne distribucionin e produkteve hoteliere kete vit dhe per kete arsye ka firmosur nje kontrate me nje agjensi lidere te rezervimit te hoteleve, gje qe do t’i shtoje me shume produkte hoteliere sistemit Galileo.
Pra si konkuzion ideja e Galileos per kete vit eshte qe te perqendrohet me shume ne produktet hoteliere dhe te transportit hekurudhor.

Shpresojmë që informacioni që ju ofruam t’ju volitet sa më shumë.

Mbetemi shumë të interesuar për feedback-un tuaj, kështu që ju lutemi të na shkruani ose telefononi në kontaktet e mëposhtme për cdo informacion a shërbim që ju nevojitet.

Faleminderit që na keni zgjedhur dhe suksese per biznesin dhe jetën tuaj private.

Me respekt Stafi i Galileo Albania

Blvd. "Zog I" Veve Business Center

Tirana, AlbaniaTel: +355 4 228963Tel: +355 4 228974www.galileoalbania.com