Skip navigation »

Loading...

Te reja

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Te reja > 2.News Letter - Feb 2007

2.News Letter - Feb 2007

17.7.2007

2.News Letter - Feb 2007

 

Të nderuar kolegë,

Stafi i Galileo Albania është përsëri pranë jush në këtë fillim viti duke ju informuar për të rejat e tregut të udhëtimeve në përgjithësi dhe Galileo-s në vecanti.

Muajt e fundit kane qenë tepër produktivë për Galileo International; janë firmosur marrëveshje me linja të ndryshme ajrore dhe ndërkohë jane hedhur ne treg produkte të reja dhe të updatuara.

Ne këtë mënyrë shpresojme t’ju dëshmojmë më së miri impenjimin tonë për t’ju sherbyer sa me mire juve dhe klientëve tuaj.

 

Për Galileo-Albania është prioritare që të njohim nevojat specifike të tregut shqiptar të udhëtimeve dhe t’u korrespondojmë atyre me produkte te vlefshme dhe me suport teknik profesional e në çdo kohë. Për këtë arsye organizuam disa workshope në dt 29, 30 dhe 31 janar, respektivisht në Shkodër, Durrës dhe Tiranë, ku bashkë me perfaqësues nga kompania CEE (Central East Europe), prezantuam produktet e reja të Galileos si dhe patëm komunikime shumë të afërta biznesi me perfaqësues nga agjensi të ndryshme lokale e nga qytetet fqinje. Qëllimi i këtyre seminareve ishte që të jemi sa më pranë agjensive, nevojave dhe kërkesave të tyre duke i ofruar kushte ekskluzive biznesi, produkte cilësore me minimum kostoje financiare dhe kohore si dhe suportin teknik falas on site, me telefon ose online.

Skuadra jone e helpdeskut është tepër profesionale dhe duke pasur nje experiencë të gjatë në industrinë e udhëtimeve, i ofron empati dhe mirëkuptim të gjithë agjentëve sidomos atyre fillestarë që akoma nuk janë familjarizuar me aplikimin e sistemit te rezervimeve Galileo. Njëkohësisht edhe kurset e trajnimit updatohen vazhdimisht me koncepte të reja të udhëtimit për të refklektuar sa më mire fluktuacionin dhe evolimin e industriesë së udhëtimeve.

Në këtë kuadër është me shume interes implementimi i BSP (billing settlement plan) në Shqipëri, ku deadline i IATA-s për mospërdorimin e biletave manuale është fundi i vitit 2007.

Ideja e BSP lindi per të thjeshtuar biznesin e udhëtimeve, për të lehtësuar marëdhëniet financiare linjë ajrore-agjensi turistike, për të shkurtuar kostot, për të përfituar sa më shumë nga teknologjia ekzistuese, për t’i krijuar sa më shumë benefite klientëve etj.

Gjithsesi implementimi i një procesi të tillë ka veshtirësitë dhe specificën e vet për terrenin shqiptar por ju sigurojmë që do keni gjithmonë asistencën tonë profesionale, në cdo kohë dhe në gjuhën tuaj.

 

Galileo ka marredhënie të shkëlqyera me IATA dhe BSP. Avantazhi ynë është që jemi fizikisht prezent në tregun shqiptar të udhëtimeve dhe i zgjidhim konkretisht të gjitha cështjet tuaja.

Galileo ka një experience të gjerë me BSP në të gjithë botën duke mbuluar 50.29% të tregut të biletave elektronike për vitin 2006 në krahasim me sistemet e tjera. Dobitë e një eksperience të tillë do vihen 100% në dispozicionin tuaj.

Njëkohësisht Galileo është pjesë e Familjes TravelPort, e cila është lider në gamën e rezervimeve të hoteleve, makinave me qera, guidave turistike, teknologjive të reja, pra duke marre GDS-Galileo ju keni përfituar gjithë portofolin e produkteve.

 

Ne fillim të aplikimit të BSP linjat ajrore do të lidhen me GDS (sistemet e rezervimeve) për të stabilizuar platformën e tyre të ticketing-ut. Në këtë aspekt NE, përfaqësia lokale e Galileo-s do bëjmë maksimumin tonë.

 

Ajo që duam të theksojmë është që si IATA dhe BSP janë neutrale dhe të pavaruara, por Galileo Albania do t’ju mundësojë që të stabilizoni një raport sa më të rehatshëm dhe efikas me ta.

Shpresojmë që informacioni që ju ofruam t’ju volitet sa më shumë.

Mbetemi shumë të interesuar për feedback-un tuaj, kështu që ju lutemi të na shkruani ose telefononi në kontaktet e mëposhtme për cdo informacion a shërbim që ju nevojitet.

Faleminderit që na keni zgjedhur dhe suksese per biznesin dhe jetën tuaj private për vitin 2007.

Me respekt Stafi i Galileo Albania

Blvd. "Zog I" Veve Business Center

Tirana, AlbaniaTel: +355 4 228963Tel: +355 4 228974 www.galileoalbania.com