Skip navigation »

Loading...

Te reja

Ju jeni tek: Faqja kryesore |

Travelport Albania > Te reja > 1.News Letter - Jan 2007

1.News Letter - Jan 2007

17.7.2007

1.News Letter - Jan 2007

 

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,

Stafi i GALILEO ALBANIA ka kënaqësinë t’Ju shprehë urimet më të përzemërta për festat e fundvitit duke ju uruar që viti i ri të jetë sa me i mbare per ju, familjet tuaja, biznesin tuaj me sa me shumë segmente te shitura me Galileo!

Ne kontekstin e festave të fundvitit, GALILEO ALBANIA organizoi një party me të gjithë abonentet e vet tek EXCLUSIVE CLUB, një ambient ky i veçantë dhe i zgjedhur me kujdes. Përveç një prezantimi të shkurtër për GALILEO ALBANIA dhe për produktet që ofrohen, të gjithë të pranishmit patën kënaqësinë të kalonin një mbrëmje të këndshme dhe shlodhëse.

Perfaqesia e Galileo International ne Tirane filloi aktivitetin e saj në fillim të shtatorit 2006 duke realizuar çdo gjë në një kohë rekord. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër përveç ripërtëritjes së kontratave me agjentët ekzistues, u nënshkruan një sërë kontratash të reja, u instaluan akoma më shumë terminalë, dhe janë trajnuar më shumë se 50 operatorë/agjentë në kurset tona për agjente fillestarë dhe të avancuar.

Ndërkohë, në çdo moment help desk-u ynë së bashku me mbështetjen teknike, kanë qenë gjithmonë në gadishmëri duke i asistuar me se miri abonentet tane. Nga ana tjetër, plotësimi i stafit me një menaxher për shitjet dhe marketingun na ndihmon që viti 2007 të na gjejë gati për produktet e shumta që ne duam të hedhim ne treg. Ne kete menyre abonentet tane do te kene nje game me te madhe produktesh dhe sherbimesh per t’i ofruar klienteve te tyre.

Duke qene e vetmja perfaqesi e GDS ne Shqiperi, Galileo fokusohet ne nevojat e agjensive te tregut shqiptar, duke marre parasysh specifiken qe tregje te ndryshme kane nevoja dhe kerkesa te ndryshme.

Ju keni bërë një zgjedhje duke na besuar dhe çdo ditë e më shumë do të jeni të bindur që keni bërë zgjedhjen e duhur.

Stafi i GALILEO ALBANIA NEWS

Galileo blen Worldspan

Siç është njoftuar në fillim të dhjetorit dhe në mediat profesionale në mbarë botën, Galileo International bleu operatorin tjetër GDS, Worldspan, duke kaluar kështu në GDS numër 1 në botë.

Vazhdojnë trajnimet për përdorimin e sistemit GALILEO

Ekipi profesional i HELP DESK-ut te GALILEO ALBANIA vazhdon trajnimet për fillestarë dhe të avancuar. Ju keni mundesine te shikoni kalendarin e trajnimeve per gjashtemujorin e pare te 2007 ne faqen tone te internetit www.galileoalbania.com ose te na kontaktoni në galileo@galileoalbania.com për të trajnuar stafin tuaj. Vizitoni herë pas here faqen tonë të internetit, pasi përveç prezantimeve bazë, aty do të mund të gjeni te rejat e fundit dhe njoftime të ndryshme që do të jenë instrumenta ekstra për t’ju ndihmuar në punën tuaj. Kjo faqe synon të jetë sa më interaktive dhe familjare për përdoruesit e saj, prandaj ne mirëpresim çdo vërejtje apo sugjerim që mund të keni.

TIPS

Ju mund t’i ofroni tani klienteve tuaj akses online ne adresen http://www.viewtrip.com per te marre info per rezervimet qe u keni bere ne sistemin Galileo. Aty çdo pasagjer mund ta perdore viewtrip per te pare detajet e udhetimit te tij – orarin e nisjes dhe mberritjes se fluturimit, kohezgjatjen e fluturimit, terminalet e aeroporteve, kerkesat per ushqime specifike, adresat e hoteleve ose kompanive te makinave me qera dhe shume informacione te tjera interesante dhe te dobishme. Si mund ta perdorni Viewtrip.com? Mjafton te dini: • Kodin me 6 karaktere te rezervimit (PNR) i cili gjenerohet nga sistemi Galileo (Pasagjeri mund ta marre kodin e rezervimit te tij nga agjensia qe e ka bere rezervimin) • Mbiemrin e te pakten 1 pasagjeri ne rezervim

GalileoTerminal

z Akses i sistemit te rezervimeve nepermjet Internetit – kudo, ne cdo kohe z FocalPoint terminal ne shtepi, gjate udhetimeve, ne internet kafe etj. z E vetmja gje qe duhet eshte lidhje standarte Interneti.

Rezervimet e hoteleve nga agjensite jo IATA

Ne Viewpoint mund te bejne rezervime hoteli si agjensite IATA ashtu edhe ato jo IATA, mjafton qe keto te fundit t’i drejtohen IATA-s per t’i akorduar nje nr TDS (IATA pseudo number), i cili te sherbeje si reference per hotelet apo kompanite e makinave me qera per te deleguar komisionet per agjensite.